Studiuesi i Elon Musk jep rezultatin e frikshëm për Inteligjencën Artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studiues i mbështetur nga milioneri i teknologjisë Elon Musk në kërkimet e tij, i ra edhe një herë zileve të alarmit për kërcënimin e Inteligjences Artificiale (IA) ndaj njerëzimit, duke thënë se nuk ka asnjë provë se ajo mund të mbahet nën kontroll nga njeriu.

Dr. Roman V. Yampolskiy, ekspert sigurie i IA ka marrë fonde kërkimi nga Musk për sisteme të avancuara inteligjente, të cilat ai i shpjegon në librin e tij “Inteligjenca Artificiale: E pashpjegueshme, e paparashikueshme, e pakontrollueshme” (‘AI: Unexplainable, Unpredictable, Uncontrollable.’)

Libri ekzaminon potencialin e teknologjisë për të ndryshuar krejtësisht shoqërinë ku jetojmë, dhe jo për mirë, si dhe potencialin tjetër të shkaktimit të katastrofës.

Yampsolskiy, profesor shkencash kompjuterik në University of Louisville, pas ekzaminimeve të tij ka arritur në konkluzionin e nuk ka prova se IA mund t’i ndalohen veprimet që janë të dëmshme për njeriun.

Ai sugjeron se për të ruajtur kontrollin ndaj saj, është nevoja për modifikime me opsione “anullimi” ose “kthim prapa” të cilat duhet të jenë të kuptueshme e transparente, në gjuhën njerëzore.

“Mund të them se ky është një nga problemet më të rëndësishme me të cilat është përballur njerëzimi”, tha Yampsolskiy në deklaratën e tij.

Kreu i kompanisë së teknologjisë OpenAI, Sam Altman tha kësaj jave se pyetjet e shqetësimet për IA janë të rëndësishme por jo “ato mbi robotët që rebelohen ndaj njerëzve”.

“Ka disa gjëra që mund të shkojnë keq, por unë nuk interesohem për robotë vrasës që dalin nëpër rrugë kur pësojnë ndonjë gabim”, tha ai në samitin e djeshëm të teknologjisë në Dubai.

Musk raportohet se ka financuar Yampsolskiy në të kaluarën por shumat dhe detajet nuk janë bërë të ditura, shkruan rrjeti Daily Mail.

Lexo edhe :  ‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Vetë kreu i Tesla ka dhënë alarmin për IA prej vitit 2023 pas një letre të hapur të mijëra ekspertëve të institutit ‘Future of Life Institute’.

Në letër thuhej se laboratorët e IA ne te gjithë boten po garojnë për të krijuar mendje të fuqishme artificiale njerëzore, të cilat askush dhe as krijuesit e tyre nuk mund të kuptojnë, parashikojnë apo kontrollojnë me besueshmëri.

Edhe libri i Yampolskiy ngre shqetësime të tilla.

Ekspertët parashikojnë se teknologjia do të arrijnë pavarësinë e saj në 2045, duke kaluar inteligjencën njerëzore me aftësi për të riprodhuar veten, kur dhe nuk do të mund të kontrollohet më.

Yampolskiy tha se aftësitë e teknologjisë për të mësuar, përshtatur dhe vepruar në mënyrë të pavarur e bëjnë atë të pakontrollueshme nga njeriu.

“Nëse ne mësohemi duke pranuar pa shpjegim përgjigjet dhe zgjidhjet e ofruara nga Inteligjenca Artificiale ne nuk do të dimë nëse po marrim zgjidhje të gabuara ose manipulative. Njerëzimi ose duhet mbrojtur ose duhet respektuar, por jo të dyja bashkë”, tha mes të tjerash Yampolskiy./O.S

 

FOTO GALERI
1/2

Në letër thuhej se laboratorët e IA ne te gjithë boten po garojnë të gjithë për të krijuar mendje të fuqishme artificiale njerëzore, të cilat askush dhe as krijuesit e tyre nuk mund të kuptojnë, parashikojnë apo kontrollojnë

Të fundit

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Lajme të tjera

Web TV