IKMT kontrolle në gjithë territorin, Balla: Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Strukturat shtetërore të mbrojtjes së mjedisit do të ndalojnë dhe godasin me forcë çdo ndërtim apo ndërhyrje pa leje, anës akseve kombëtare dhe pikat kufitare.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të garantojë mbrojtjen e territorit dhe të peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë rrugëve.

Kjo duke pasur në konsideratë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligjshëm.

“Arsyeja pse jemi këtu është që të konfirmojmë se e mbështesim biznesin, ta vazhdojë punën, por të keni një afat kohor për ta përshtatur punën sipas lejes mjedisore, për të mos dëmtuar qoftë mjedisin, por edhe pamjen e rrugëve në Shqipëri, sytë e përdoruesve të rrugës, të turistëve të mos kenë qasje me këtë pamje që shohim këtu”, tha Balla gjatë një inspektimi në aktin Tiranë – Durrës.

IKMT dhe Policia e Shtetit kanë nisur një kontroll të plotë të gjithë territorit, mbi bazën e një akti normativ për pastrimin e gjithë rrugëve të vendit dhe pikat doganore.

Deri tani në disa pika doganore janë hequr 55 tabela, të cilat i japin territorit një pamje tjetër.

Kreu i IKMT-së Ervin Hoxha tha se plani nuk është dëmtimi i biznesit, por identifikimi, sensibilizimi e ndëshkimi i veprimtarisë së paligjshme. Ky aksion do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore./O.S

Të fundit

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Lajme të tjera

Web TV