Marrëveshja Rama-Meloni, Kisha Katolike italiane kundër: Po hidhen Miliona euro në det

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Senati italian ka miratuar përfundimisht marrëveshjen me Shqipërinë, e cila parashikon krijimin e dy qendrave të mbyllura për emigrantët e paligjshëm.

Qendrat do të krijohen në një zonë në veri të Shqipërisë, me një kapacitet deri në 3000 persona. Sipas parashikimeve të protokollit të bashkëpunimit italo-shqiptar, në këto dy struktura do të transferohen emigrantët e parregullt të shpëtuar nga roja bregdetare, dhe do të dërgohen në këto qendra, ku do të mund të aplikojnë për azil në Itali dhe të presin përgjigje përkatëse.

Peshkopi katolik Giancarlo Perego, president i fondacionit “Migrantes” , i cili ofron mbështetje për emigrantët dhe refugjatët, shprehu kundërshtimin e tij të fortë ndaj marrëveshjes. “Edhe një herë vërtetohet se nuk ka kapacitet për të krijuar një sistem pritjeje të zgjeruar në Itali”, theksoi kleriku katolik, duke shtuar se paratë e miratuara për protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë, 673 milionë euro, “në fakt po hidhen në det”.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u përgjigj se “nuk janë paratë që hidhen në det, por një shumë që shpenzohet siç duhet, me synimin për të trajtuar emigracionin së bashku me një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”./O.S

Të fundit

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist,...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Lajme të tjera

Web TV