Prokuroria me ‘dorë të hekurt’ ndaj 12 zyrtarëve policorë, zbardhen akuzat e forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Speciale e Kosovës raporton se ka ngritur akuzë ndaj 12 zyrtarëve policorë pasi dyshohen për shpërdorim detyre.

Disa prej tyre dyshohet për marrje të ryshfetit, ndërsa pjesa tjetër për dhënie të ryshfetit, njoftoi Prokuroria.

“Të pandehurit T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J, akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘marrja e ryshfetit’, ndërsa të pandehurit B.K, A.A, S.S dhe D.I, akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘dhënia e ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Ata dyshohet për kryerjen e veprës penale “individualisht dhe në grup” gjatë një periudhe njëvjeçare nga viti 20121 deri më 2022 në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit, si dhe gjatë patrullimit si pjesë të njësisë policore kundër kontrabandës në pjesën veriore dhe në pjesë të tjera të vendit.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ata kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar”, thuhet në njoftim./ REL

Të fundit

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt...

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Lajme të tjera

Web TV