Ulet me 23 % numri i mjekëve në zonat rurale! Dasho: Largohen për kushtet e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni i vazhdueshëm është shoqëruar me uljen e numrit të bluzave të bardha në vendin tonë. Por më i dukshëm ky fenomen është tek shërbimi parësor shëndetësor, sidomos në zonat rurale.

Sipas të dhënave të publikuara në vendimin e qeverisë për profilin e zgjeruar kombëtar të migracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është shënuar te mjekët e familjes.

Qeveria konfimron se pranë shërbimit parësor në zonat urbane për vitin 2022 ishin të punësuar 813 mjekë, ose 25 mjekë më pak krahasuar me një vit më parë, kur ishin të punësuar 839 mjekë, thënë ndryshe kjo shifër u ul me 3%.

Po ashtu në zonat urbane deri në fund të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 3,693 inferimierë, gati 31% më e lartë, ku ka ndikuar punësimi i të sapodiplomuarve, por edhe migracioni i brendshëm. Përkatësisht në 2022 në sistemin shëndetësor ishin të punësuar 878 infermierë më shumë, krahasuuar me 2021.

Ndërsa në shërbimin parësor të zonave rurale numri i mjekëve për 2022 ishte 637, me një rënie 4%, ose e dhënë ndryshe 29 mjekë më pak. Ndërsa numri i infermierëve pësoi rënie drastike me 928, ose 23% më pak se në 2021.

Qeveria thotë se një ndër faktorët që ka çuar në rënien e numrit të bluzave të bardha në zonat rurale është migrimi i brendshëm. Por mjeku Erjon Dasho e kundërshton këtë argument duke theksuar se ka ndikuar emigracioni për shkak të kushteve të punës.

“Unë mendoj se nuk është ky argumenti. Duhet të ishtë e kundërta. Rënia e numrit të qytetarëve në zonat rurale duhet të bënte që numri i mjekëve për banorë në fakt të rritej. Thelbi është se mjekët largohen nga Shqipëria jo thjehtë se kërkojnë një rrogë më të mirë, mjekët nuk punojnë në sektorin publik sepse u mungojnë medikamentet, u mungon lirshmëria e punës” thotë ai.

I ftuar në studio live në Report TV, mjeku Dasho shprehet kritik edhe ndaj autonomisë spitalore, e cila prej datës 1 shkurt ka nisur të aplikohet në spitalin memorial të Fierit.

“Kur flasim për autonomi duhet të flasim për shumë dimensione të ofrimit të kujdesit shëndetësorë. Flasim për autonominë menaxheriale, flasim për autonominë financiare, e cila nuk ekziston sepse Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësorë nuk e mundëson këtë kontraktim të barabartë të sektorit privat, publik dhe autonom.”

Për mjekun Dasho zgjidhje për ndalimin e hemoragjisë së largimit të mjekëve, do të ishte një reformim  i plotë i sistemit shëndetësor./E.T

Të fundit

“Ky imazh ofendon besimtarët”/ Postimi i Trump si Papë kritikohet ashpër nga katolikët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale,...

Albanese u rizgjodh kryeministër i Australisë,Begaj: Një udhëheqës me rrënjë arbëreshe…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar...

ASAP Rocky thotë se vjedh rroba nga garderoba e Rihanna-s

Në një intervistë të fundit për podcastin “The Run-Through” të Vogue, reperi dhe bashkë-prezantuesi i Met Gala 2025, A$AP Rocky, zbuloi me humor se...

Parisi/ Pas rritjes ekstreme të temperaturave, stuhia ekstreme e breshërit godet vendin

Një stuhi e fuqishme breshëri goditi Parisin të shtunën, më 3 maj duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe ndërprerje të shërbimeve të transportit publik. Video të...

Vodhi në një dyqan dhe tentoi të përdhunonte shitësen, arrestohet 48-vjeçari!

Arrestohet 48-vjeçari Jorgo Kumaraku, i cili vodhi me dhunë një shumë parash në një dyqan në Sarandë si edhe tentoi që të përdhunonte shitësen....

Lajme të tjera

Web TV