AI po shkatërron imazhin e grave, The Independent: Situata po përkeqësohet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presioni mbi gratë për të qenë sa më perfekte sa vjen e shtohet e tani, veç kirurgjisë estetike, një rol në rritje po luan në këtë drejtim edhe AI. Modelet dixhitale, joreale të inteligjencës artificiale Barbie po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, gjë që për më shumë është një rast për analiza dhe kritika të përfaqësimit stereotip të grave në një sferë tjetër. Olivia Peter, një gazetare e specializuar në tema të tilla si marrëdhëniet ndërpersonale, moda, kultura pop dhe dhuna ndaj grave, së fundi shkroi për britaniken “Independent” për gratë me AI, fytyrat dhe trupat e të cilave janë aq të përsosura sa nuk mund të ishin reale, por megjithatë arrijnë të “lekundin” besimin e ksaj gjinie.

“A nuk janë mjaft joreale standardet e bukurisë së mediave sociale tashmë?” Merrni parasysh të gjithë filtrat e redaktimit që historikisht janë kritikuar për promovimin e kirurgjisë plastike, për shembull, dhe modifikimin e pakufizuar që bëhet në Instagram për të ndryshuar fytyrat dhe trupat e njerëzve. Tani ne duhet të luftojmë me bukurinë plotësisht të prodhuar”, thotë Peter. Kjo pavaresisht faktit qe e thekson se gruaja e përsosur në internet nuk është e vërtetë, edhe pse efektet e fuqishme e bëjnë të duket si e tillë. Me atë rast, ajo përmendi fillimisht Aitana Lopez, një influencuese e mediave sociale e krijuar nga AI me më shumë se 215,000 ndjekës në Instagram.Fit Aitana, siç quhet ajo, poston përmbajtje të stilit të jetesës duke filluar nga fotot e saj me të brendshme të Victoria’s Secret deri tek xhirimet e rastësishme në shtëpi.

Inteligjenca Artificiale po shkatërron imazhin e grave, The Independent:
Krijuesi i saj është kompania spanjolle “The Clueless” dhe qëllimi fillestar pas kësaj shpikjeje ishte të maksimizonte potencialin e fitimit dhe të reduktonte llojin e humbjes së kohës që ndodh me ndikuesit e jetës reale. “Ne e bëmë atë që të mund të fitonim më shumë para dhe të mos varemi nga njerëzit e tjerë që kanë ego, që kanë obsesione ose që thjesht duan të bëjnë shumë para duke pozuar”, tha themeluesi i agjencisë Ruben Cruz, duke vënë në dukje se Lopez tashmë i sjell të ardhurat e kompanisë mbi 10,000 dollarë në muaj. Lopez, megjithatë, nuk është influencerja e pare qe AI nxorri në skenë. Ndër më të spikaturat është Lil Miquela, e cila ka lindur në vitin 2016 dhe sot numëron 2.7 milionë ndjekës në Instagram, si dhe Shudu Gram, një modele dixhitale i bazuar në kukullën afrikane Princesha Barbie./E.Ç

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV