Hapen në Mars aplikimet për panelet e ujit, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Panelet diellore për ngrohjen e ujit kanë nisur të japin tashmë efektin e tyre pozitiv në reduktimin e faturave të energjisë elektrike për qytetarët.

Janë të shumta familjet në zonën e Lushnjes, të cilat kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë në masën 70% të kostos së instalimit, të cilat paguajnë 1-2 mijë Lekë më pak në faturën e energjisë.

“Gjithmonë dushi diellor ka interes fitimin.”

“Sidomos për zonat që ka ngrohtë dhe diell dhe nxehtësi të madhe, mrekulli.”

Drejtori i Eficensës së Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se aplikimet për vendosjen e 2 mijë ngrohësave të tjerë do të hapen në fillim të muajit Mars.

Ani Hasa – Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia për Eficiencën e Energjisë: Do të jetë një proces tërësisht transparent, pra si herën e parë do të ketë një platformë dhe do të ketë disa kritere që nuk do të jenë aspak përjashtuese, të cilat mund t’i arrijmë, por që janë kritere që ky panel të jetë eficent.

Hasa bën të ditur se faza e re do të jetë më gjithëpërfshirëse sa i takon aplikantëve dhe procedurave që do të ndiqen për të përfituar.

Ani Hasa – Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia për Eficiencën e Energjisë: Do të jetë një garë e hapur totalisht. Çdokush mund të aplikojë nga operatorët. Kemi pasur një interes edhe herën e parë goxha të madh. Operatorët ekonomikë mund të ofertojnë çmime dhe më të ulëta.

Kjo nismë e qeverisë e ndërmarrë që prej vitit 2022 ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike, si dhe diversifikimin e burimeve përmes përdorimit të energjisë diellore./O.S

 

Të fundit

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli...

Lajme të tjera

Web TV