20 vite Partneritet mes UNDP dhe Bashkimit Evropian/ Shumë projekte të tjera në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

20 vite Partneritet për Progres mes UNDP dhe Bashkimit Evropian, shumë projekte të tjera në proces për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Shqipëri

###

Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se këtë vit shënojnë dy dekada bashkëpunimi mes UNDP dhe Bashkimit Evropian. Këto janë 20 vite “Partneritet për Progres”, të cilat kanë bashkuar UNDP-në dhe BE-në në vlera dhe në një vizion të përbashkët për një botë më të mirë – për të mbrojtur paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin, duke hedhur themelet për një të ardhme më të mirë.

Në këtë drejtim, UNDP Albania liston një sërë programesh e projektesh të rëndësishme, të cilat po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.

Një prej tyre është Programi “EU4Schools” (“BE për Shkollat”), i cili po rindërton apo riparon 63 objekte arsimore të prekura nga tërmeti i vitit 2019-të që goditi Shqipërinë. Duke zbatuar parimet e “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, 52 objekte arsimore kanë përfunduar tashmë duke mirëpritur 15.000 nxënës dhe fëmijë në objektet moderne.

“ReLOad” është një tjetër program që synon fuqizimin e Demokracisë Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare:

“Që nga viti 2017-të, ne kemi ndihmuar në ndërtimin e institucioneve transparente dhe nxitjen e qeverisjes së mirë për një të nesërme më të mirë. “ReLOaD” luan një rol esencial për bashkëpunimin ndërmjet qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile për promovimin e vlerave të BE-së, si edhe duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Së bashku, ne kemi angazhuar të rinj të pasionuar, për të promovuar barazinë gjinore, qëndrueshmërinë mjedisore dhe përfshirjen sociale. Duke njohur rolin jetik të të rinjve në nxitjen e progresit, “ReLOaD” ka ofruar mundësi të paçmueshme për aktivizëm rinor, lidership dhe angazhim domethënës në vendimmarrjen lokale.” – cilëson UNDP Albania.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Ndërkohë, Projekti “STAR” po punon për ndërtimin e institucioneve transparente, përmirësimin e eficencës dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët, nxitjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor, si dhe forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore për avancimin e Agjendës së Decentralizimit. Kësisoj, duke kontribuar drejtpërdrejt ndaj qeverisjes efektive, si një gurthemel i rëndësishëm që drejton përpjekjet e partneritetit UNDP-BE për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe duke u përafruar me parimet e integrimit në BE.

Nëpërmjet projektit “Forcimi i sistemeve kombëtare dhe lokale për të mbështetur integrimin efektiv socio-ekonomik të të kthyerve në Ballkanin Perëndimor”, bashkëpunimi UNDP-BE po përmirëson të drejtat e romëve, egjiptianëve dhe të kthyerve të tjerë vulnerabël në Ballkanin Perëndimor, duke adresuar çështje si mungesa e punësimit, punët me pagë të ulët dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore cilësore, duke reduktuar migrimin e jashtëm dhe duke nxitur bashkëpunimin lokal.

Viti 2024 shënon partneritetin mbi 20 vjeçar të UNDP-së me Bashkimin Evropian. Për më shumë se 20 vjet, UNDP-ja ka bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug.

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV