A do e thyej Berisha arrestin shtëpiak, çfarë pritet të ndodhë në tubimin e sotëm?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rithemelimi ka thirrur për në orën 17:30, një protestë kundër qeverisë, ku sipas deputetëve “Berishist”, dita e sotme është e rëndësishme për vendosjen e drejtësisë dhe pluralizmit.

Ajo çfarë akoma nuk është konfirmuar, është se akoma nuk dihet nëse kreu i Rithemelimit Sali Berisha do të thyej masën e arrestit shtëpiak që e vuan që prej 30 dhjetorit, për të marrë pjesë fizikisht në protestë, apo do të mbajë fjalën e tij, duke e transmetuar nepërmjet ndonjë monitori që mund të vendoset në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në spotin e publikuar nga Rithemelimi, është paralajmëruar mosbindje civile, ndërsa kujtojmë se degët e partisë nëpër rrethe kanë organizuar pikat e tyre të takimit, ku kemi parë dhe deputetin Gazmend Bardhi të shoqëruar nga Flamur Noka, që kanë qenë aktiv në çdo qytet, duke komunikuar me qytetarët.

Në këto ditë, nuk kanë munguar as shpërndarjet e “trakteve” nga ana e “Berishistëve” për thirrjen e qytetarëve në protestë, kujtojmë se kjo ditë përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në vitin 1991.

Ndërkohë mësohet se më shumë se 1 mijë forca policie do të jenë këtë pasdite në terren, si pjesë e planit të masave të rendit dhe sigurisë, gjërsa diten e djeshme është izoluar godina e kryeministrisë dhe në bulevard janë instaluar me dhjetëra kamera, që do monitorojnë protestuesit.

Protestës pritet t’i bashkohet edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cila ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, por duke theksuar se kjo protestë për të do të jetë paqësore, duke “tradhëtuar” kështu aleatin e tij Sali Berisha, që ka paralajmëruar se protesta do të nisë paqësisht, duke mos e vënë nënkontroll se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që deputetët e Rithemelimit kanë deklaruar se qytetarët kërkojnë dhunë për ndëshkimin e Ramës.

Lexo edhe :  “Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

Lulzim Basha dhe deputetët e Partisë Demokratike zyrtare, bëhet me dije se nuk do të jenë pjesë e këtij tubimi, pasi sipas tyre është për interesa të Berishës dhe jo të popullit.

Ndërsa Rithemelimi proteston, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të pritet nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje midis dy vendeve./e.t

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV