Amnistia Penale/ Manja: ‘Zgjerohet’ skema e përfituesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji për Amnistinë Penale do të votohet të Enjten në Kuvend, ndërsa mazhoranca ka kërkuar rakordim me opozitën për të marrë 84 kartonë jeshilë.


Sot në diskutimet e bëra online në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli për propozimet që ka bërë PD për çështjen. 3150 të dënuar do të përfitojnë nga kjo Amnisti në rast se ajo miratohet, po sipas Manjës kjo vlen për të gjitha kallëzimet e depozituara në Prokurori deri në datën 31 Janar 2024. Ai theksoi se është pranuar propozimi i deputetit Enkeled Alibeaj, që lidhet me të dënuarit për veprën penale “pjesëmarrje në tubime apo protesta”.

“Për personat që janë dënuar ose janë në ndjekje penale gjatë tubimeve apo protestave politike të organizuara nga 1 Tetori 2018 deri në 31 Gusht 2020. Ky propozim është pranuar, por jo duke përcaktuar limitin kohor. Kjo do të shtrihet deri në datën 31 Janar 2024, këtë kategori nuk mund ta lidhim me një periudhë kohore. Sigurisht është pranuar dhe për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat, këtu kam parasysh veprat penale bazike që lidhen me organizimin e protestave. Pra veprat që janë kundër rendit dhe sigurisë publike, organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme është pranuar i gjithi.  Neni tjetër “organizimi i tubimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur kemi pranuar paragrafin e parë e të dytë, se janë vepra që dënohen deri në 3 vjet burg. Këto kanë qenë pjesë propozuese të deputetit Enkeled Alibeaj.”

Nuk kemi pranuar veprën penale ”goditja për shkak të detyrës”, e kemi kriter ndalues, por për të gjitha kategoritë e subjekteve, jo vetëm për personat që kanë marrë pjesë në tubime apo protesta. Qoftë ata që janë në ndjekje penale, për shkak të rrezikshmërisë shoqërore që kanë këto vepra, por edhe duke u nisur nga parimet që ka kjo amnisti, ne nuk e kemi pranuar. Po ashtu shkatërrimi i pronës me zjarr, as këto nuk i kemi pranuar. Është akt mëshire, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse interferon në sistemin e drejtësisë. Duhet mbrojtur sistemi publik, për këto kemi mbajtur linjën që kishim”, shtoi ministri.

Lexo edhe :  Dy njerëzit e rëndësishëm në këto zgjedhje, që i dhanë fitoren e thellë PS-së!

Më tej, një tjetër amendament i pranuar është ai i deputetit Bledion Nallbati që ka të bëjë me zbritjen e dënimit.

“Është pranuar dhe një amendament tjetër që është propozuar nga deputeti Bledion Nallbati, e kemi pranuar për të siguruar dhe barazi në trajtim, kjo ka të bëjë kryesisht me zbritjen me një vit të dënimit për burrat dhe një vit e gjysmë për gratë e vajzat.”

Vlen të theksojmëNga Amnistia Penale nuk marrin asnjë përfitim personat e dënuar me burg të përjetshëm. Nuk përfitojnë plotësisht nga Amnistia personat e dënuar për “goditje ndaj efektivëve të policisë.

/O.S

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV