Protesta/ Mbërrijnë traktorët e parë në rrugët e Athinës, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Traktoristët e parë kanë mbërritur në sheshin e Parlamentit në Athinë. Pritet të mbërrijnë rreth 180 traktorë dhe 40 autobusë me fermerë. Shumë rrugë kryesore do të bllokohen gjithashtu.

Policia ka njoftuar qytetarët të marrin masa dhe të mos shkojnë në sheshin kryesor, pasi priten protesta masive gjatë orëve të ardhshëm. Protesta do të zgjasë deri nesër gjatë orëve të paradites.

Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre. Me ta do të bashkohen edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.

Autokolonat e traktorëve që vlerësohet se do të jenë më shumë se 200. Në protestë pritet të marrin pjesë mbi 3000 fermerë. Nga ana e saj qeveria greke megjithëse deklaron se ndodhet pranë problemeve të tyre deklaron se kushtet ekonomike nuk e lejojnë që të plotësojë kërkesat e tyre./O.S

Të fundit

Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Kur hajdutët e fjalëkalimeve nuk dinë si të ruajnë “plaçkën”, rezultati është miliona e miliona kredenciale të ekspozuara ndaj...

Misteri i alarmit të IAEA-s. Sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

Corriere della Sera  Ne duhet të jemi të imunizuar kundër propagandës së luftës deri tani. Rasti i “armëve të shkatërrimit në masë” që Sadam Huseini...

Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Leah Pattem* Pas protestave të koordinuara në gjithë Evropën fundjavën e kaluar, është e lehtë që një turist etikisht i ndërgjegjshëm të ndihet në dilemë....

Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli...

Trump u tërhoq, Teherani mburret: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt

Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV