Miratohet amnistia penale në Komisionin e Ligjeve, ja kur pritet të votohet në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amnistia penale miratohet në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten do të jetë votimi në Parlament.

Socialistët pranuan propozimet e Partisë Demokratike duke bërë dhe disa ndryshime dhe në pr/ligj që zgjerojnë kategorinë e përfituesve. Socialistët kanë propozuar që të rritej edhe me 1 vit përfitimi për burrat dhe gratë.

Pra nëse ishte propozuar nga ministria e Drejtësisë që të përfitonin ata që ishin dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat e 4 për gratë, me ndryshimet e reja përfitojnë ata që janë dënuar maksimalisht me 4 vite burg për burrat dhe 5 vite burg për grate.

Do të amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 4 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 5 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 4 dhe 5 vjet nga vuajtja e dënimit.

Debati në Komisionin e Ligjeve mbetet tek propozimet e PD për të falur protestuesit e opozitës.  Nga Ministria e Drejtësisë dhe socialistët janë gati të pranojnë dhe disa nga propozimet e Alibeajt për të aministuar protestuesit e opozitës por jo ata që kanë akuzën e shkatërrit të pronës e kundërshtimit të policit. Por Alibeaj thotë se duhet pranuar amendamenti i propozuar nga ai sic ishte e të mos bëheshin allishverishte. Megjithatë kërkoi kohë për të shqyrtuar propozimet e PS./O.S

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV