Ervin Karamuço: Dy të mitur humbën jetën në TikTok, të tjerët qeshnin dhe komentonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit, TikTok është bërë një burim krimesh, që ka prekur edhe Shqipërinë, me rastet që kanë ndodhur.

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, gjatë një interviste, solli edhe njëherë në vëmendje pasojat që ky rrjet kaq i përdorur social, shkakton tek fëmijët, deri në vetëvrasje.

“Ne kemi dy ngjarje, na u vetëflijuan dy fëmijë me ato sfidat e TikTok. Nuk ishin në radarin e policisë se çfarë loje po bënin. Shikonin një litar, shikonin që po vareshin, të tjerët qeshnin dhe komentonin, ndërkohë ata humbën jetën”, mori shembull profesori.

Karamuço sugjeron që përgjegjësit e këtij rrjeti, duhet të përdorin disa mekanizma që të parandalohen këto ngjarje dhe të bllokohen, ndërsa nga para e autoriteteve shqiptare duhet të përdorin mekanizma se “si mund t’i fshijnë sepse nuk lejohet.”

“Na u vra ajo vajza në Siçili, 600 mijë llogari u fshinë nga ana e autoriteteve italiane. Ka një version TikTok për të mitur, që ne nuk e dimë. Askush nuk e hap nga ne sepse duam të shikojmë të pamundurën. Shumica e gjeneratës së re projektojnë çdo gjë nga rrjetet sociale, e kanë lënë më një anë librin”, tha Karamuço./e.t

Të fundit

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

Lajme të tjera

Web TV