Rrjeti social që eliminon shkëmbimin e numrave të telefonit, ja për kë bëhet fjalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Signal po lançon emrat e përdoruesve, njoftoi kompania sot. Deri më tani, nevojitej që përdoruesit të shkëmbenin numrat e telefonit për të biseduar në aplikacion.

Tani mund të krijojnë një emër përdoruesi që mund ta përdorin në vend të tij. Emrat e përdoruesve po dalin aktualisht në versionin beta dhe do të jenë të disponueshëm në javët pasardhëse. Signal kërkon ende një numër telefoni kur bëhet regjistrimi në aplikacion.

Duke i lejuar përdoruesit që t’i mbajnë privatë numrat e tyre të telefonit, Signal po mbyll një boshllëk për qasjen e hakerave në mesazhet e viktimës. Aplikacioni dallohet për masat e tij të forta të privatësisë dhe sigurisë.

Emrat e përdoruesve në Signal nuk funksionojnë si emrat e përdoruesve në platformat e mediave sociale, thotë kompania. Ato janë thjesht një mënyrë e shpejtë që të lidheni me dikë pa pasur nevojë për numrin e celularit.

Nëse krijoni një emër përdoruesi, emri i profilit tuaj do të vazhdojë të shfaqet siç e keni vendosur dhe jo emrin e përdoruesit. Njerëzit të cilëve u dërgoni mesazh në aplikacion gjithashtu nuk mund ta shohin ose të gjejnë emrin e përdoruesit nëse nuk e keni ndarë me ta. Nëse dikush dëshiron të flasë me ju në aplikacion, ai do të duhet të dijë emrin tuaj të saktë të përdoruesit sepse Signal nuk do të rekomandojë sugjerime. Gjithashtu mund të gjeneroni një kod QR që do i drejtojë njerëzit te profili juaj.

Pasi të krijoni një emër përdoruesi, numri i telefonit nuk do të jetë më i dukshëm në Signal për ata që përdorin versionin e fundit të aplikacionit nëse nuk e ka të ruajtur tashmë në kontaktet e tij. Kur u dërgoni mesazh njerëzve drejtpërdrejt ose në biseda në grup, numri juaj i telefonit nuk do të shfaqet, pasi përdoruesit do të shohin vetëm emrin dhe imazhin e profilit tuaj.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga fëmijët, te 30-vjeçarët. Vendi humbet brezin e ri

Megjithatë, nëse ende dëshironi që njerëzit të shohin numrin tuaj të telefonit kur u dërgoni mesazhe, mund ta ndryshoni te Settings./O.S

Të fundit

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Lajme të tjera

Web TV