Koalicioni i Ekspertëve Kundër Kancerit ka dalë me një letër të hapur për të kërkuar investime urgjente për shifrën alarmante të përhapjes së sëmundjes së rëndë.
Ekspertët që merren me studimin e kancerit kërkojnë mbështetje financiare për të zbuluar më herët sëmundjen.
Koalicioni i Ekspertëve Kundër Kancerit ka dalë me paralajmërimin e zymtë se rastet e kancerit do të rriten me 50% deri në vitin 2040.
Ekspertët shëndetësorë argumentojnë se janë në një pikë kthese në kërkimin e kancerit, raporton “Daily Mail”.
Donatorët dhe filantropët u thirrën urgjentisht sot për të financuar miliona paund kërkime jetike për kancerin.
Më shumë se 50 organizata bamirëse argumentuan se komuniteti shkencor kërkon një përgjigje të bashkuar globale për të trajtuar sëmundjen e pashërueshme.
Koalicioni i ekspertëve kundër kancerit paralajmëroi se dekada e ardhshme është një mundësi unike për trajtimin e kancerit për miliona njerëz, i nxitur nga përparimet në AI dhe teknologji./ S.M