Hurma kaki, fruti i famshëm japonez me plot vlera ushqyese!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hurma kaki është plot me vitamina dhe minerale por duhet të kujdeseni për dy gjëra kur e hani. Njerëzit në Azi e kanë konsumuar atë për më shumë se 2000 vjet dhe duket si një domate. Hurma kaki është e pasur me vitamina A dhe C dhe gjithashtu përmban minerale si hekur, kalcium dhe kalium.

Është një burim i mirë i fibrave dhe antioksidantëve dhe mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit tuaj. Përafërsisht 100 gramë e këtij fruti përmban rreth 70 kalori.

Mund ta hani të freskët, të tharë ose të gatuar. Nëse e konsumoni të gjithë frutin, do të ishte e këshillueshme që të qëroni lëkurën para se të hani, sepse përmban sasi më të madhe theanine. Ky përbërës mund të ngadalësojë përthithjen e elementëve të tjerë të dobishëm.

Mos e konsumoni me stomakun bosh pasi mund të rrisë rrezikun e diarresë. Do të ishte më mirë t’i hani ato pas një vakti. Një ide e mirë është të hiqni lëkurën e frutit, ta copëtoni dhe ta vendosni në kos.

Ndërkaq, nëse nuk e dini bërthamat e hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat dhe i mbrojnë ato nga toksinat. Këto bërthama janë të dobishme edhe kundër diabetit.

Ato janë të pasura me antioksidantë dhe parandalojnë dëmët e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe infeksionet virale. Bërthamat janë të dobishme në trajtimin e problemeve me sheqerin në gjak, diabetit dhe komplikacioneve të ngjashme.

Një studim i kohëve të fundit tregon se bërthamat kanë potencial në mbrojtjen e organizmit ndaj komplikacioneve fillestare që shfaq diabeti, të cilat prekin mëlçinë dhe veshkat./  S.M

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV