Vrasja në “Don Bosko”/ autorët ngatërruan objektivin, në kërkim porositësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atentati i Don Boskos në kryeqytet me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur më 4 Janar 2022 ka ndodhur për shkak të ngatërrimit të objektivit nga ana e autorëve.

Ky është konkluzioni zyrtar i Policisë së Tiranës, që ditën e sotme përmes një komunikate me median, drejtori i këtij institucioni Tonin Vocaj bëri të ditura rezultatet e hetimit për operacionin e koduar “Fokus”.

Sipas tij, nga hetimet është zbuluar se atentati synonte vrasjen e Geron Hasanbelliut dhe nipërve të tij. Porosia është dhënë nga Kasandër Noga në Belgjikë, deklaroi drejtori i Policisë Tiranë. Shkak ka qenë hasmëria e vjetër mes tyre.

Kasandër Noga kishte kontraktuar Kevin Zeneli Suçin për kryerjen e krimit. Ky i fundit kontaktoi edhe 3 persona të tjerë, Ilirjan Feçin dhe vëllezërit Beqiraj, Indritin dhe Gentjanin.

Po këta dy të fundit, megjithesë fillimisht morën përsipër kryerjen e vrasjes dhe kanë kryer veprime konkrete, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika.

Në këto kushte, Kevin Zeneli Suçi kontaktoi persona të tjerë, ende të paidentifikuar, për të kryer krimin.

Më 4 Janar 2022, Kevin Zeneli Suçi së bashku me personat e rinj që kishte kontaktuar, hapën zjarr në drejtim të një lokali në Don Bosko, duke lënë 1 të vrarë dhe 4 të plagosur.

Viktimë mbeti Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë që ndodheshin në tavolinë me të, të gjithë të pafajshëm dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Kevin Suçi dyshohet se është ndihmuar edhe nga një person tjetër për krimin. Policia e Tiranës tha se ai person është Roland Ahmetsulaj, i cili ka në pronësi një njësi shërbimi për riparimin e automjeteve. Ky i fundit është arrestuar dhe akuzohet për sigurim i kushteve për të kryer vrasje.

Lexo edhe :  Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Të arrestuar janë edhe vëllezërit Indrit e Gentjan Beqiraj, si dhe Ilirjan Feçi, të gjithë të akuzuar për sigurim i kushteve për të kryer vrasje.

Ndërsa Kevin Suçi Zeneli, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, vijon të jetë në kërkim.

Ndërkohë, Kasandër Noga, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësues, është i arrestuar në Belgjikë. Vocaj deklaroi se për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje, autoritetet do kërkojnë ekstradimin e tij në Shqipëri./O.S

Të fundit

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Lajme të tjera

Web TV