Intervista e pa transmetuar e Navalny, akuzonte se rusët e korruptuar fshihen në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas stacionit televiziv informativ britanik Sky News, i cili ka siguruar intervistën e Aleksei Navalny-t dhënë përpara katër vjetësh, pikërisht në shkurt të 2020, për një dokumentar të patransmetuar, për arsye që nuk bëhen të ditura, kryeopozitari rus thotë se “jam optimist dhe shpresoj që 20 vjetët e Putinit në pushtet të mos gdhenden në gur. Ne si komb nuk ishim të destinuar të ecnim në këtë drejtim”.

Në intervistën që besohet se është e fundit e dhënë prej tij në shëndet të mirë, ai flet për sigurinë personale dhe thotë fjalë të ashpra për Britaninë dhe Perëndimin kur bëhet fjalë për tolerimin që i bëhet bashkëpunëtorëve të Putinit që t’i shpëtojnë grepit.

“Perëndimi nuk bën asgjë, do thoja, ka disa veprime ritualë, por asgjë nuk ndodh realisht”, thotë Navlani në atë intervistë.

“Përse zyrtarë të korruptuar rus ende jetojnë në Londër. Sepse këta zyrtarë të korruptuar ushqejnë një numër të madh avokatësh të shkëlqyer në Londër, pyet dhe vetë jep përgjigjën Aleksei Navalny njeriu që personifikonte alternativën e viteve të errëta të Vladimir Putinit në Rusi, dukë shtuar së “Këta kleptokratë rusë, i shërbejnë interesave të banditëve të mirëfilltë”.

Ka pasur një shqetësim të hershëm në opinionin publik dhe mediatik britanik për faktin së ndërsa për britanikët e thjeshtë kur investojnë apo transferojnë para u nënshtrohen rregullave mjaft strikte të deklarimit të burimit të ardhurave, për shumë oligarak të ardhur nga vende jo demokratike dhe autokratikë, si edhe Rusia apo shumë vende të tjera, kjo kërkesë është toleruar, andaj dhe janë stacionuar në Britani edhe pse një pjesë po sanksionohen siç thotë Ministria e Jashtme britanikë.

Lexo edhe :  Putini nuk kishte vend në tavolinë, por zëri i tij dëgjohej ende

Forin Ofisi  thotë së Britania ka sanksionuar 2000 individë, kompani apo grupe nën regjimin e sanksioneve britanike, ndërkohë duke shënjestruar elitat e lidhura me Putinin që jetojnë në Britani, përmes qelizës së luftës kundër kleptokraicsë të NCA-së, ose siç njihet ndryshe FBI-së britanikë./O.S

Të fundit

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Lajme të tjera

Web TV