368 mln euro për hekurudhën, Vorë-Hani i Hotit që i shërben transportit ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë këtij viti pritet tw mbyllen procedurat e prokurimeve, ndërsa në 2025-ën do të nisin punimet. Në projektin e ri është parashikuar zgjerimi i trasesë dhe ndërtimi i 12 urave të reja për të akomoduar vagonët e rinj elektrik dhe siguruar shpejtësi maksimale deri në 120km/h. Ky projekt infrastrukturor e afron Evropën edhe me pranë Shqipërisë.

“Kjo linjë prej 120 kilometrash është e vetmja linjë hekurudhore që mundëson transport ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve të vendit me malin e zi. Dhe Shqipëria me malin e zi lidhen nëpërmjet stacionit të Tuzit për të vazhduar më pas në Podgoricë dhe me vendet e tjera të rajonit, Beograd, Zagrebi, Ljubjana deri në Budapest”, tha Erjola Muka-Drejtoreshë e Politika dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit.

Në fundin e këtij viti pritet dhe përfundimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës me degëzim në aeroportin e Rinasit që do të ndërlidhet me atë të Vorë – Hani i hotit.

“Rrjeti hekurudhor shqiptar nis me Durrësin që konsiderohet kilometri zero. Më pas është plotësuese e projekteve të tjera, të cilat pritet të fillojnë. Përveç këtij projekti është përfituar dhe projekti I linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, e cila është pjesë e Korridorit 8. Ndërkohë është ende në proces studimi fizibiliteti dhe dizajni pjesa tjetër e korridorit 8-të Rrogozhinë-Pogradec deri në kufi me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Erjola Muka-Drejtoreshë e Politika dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit.

Në planin e ri të Rritjes së Bashkimit Europian, fondet për Ballkanin Perëndimor janë rritur, ndërsa vendet duhet të konkurrojnë me projekte ambicioze për marrë investime nga Evropa, kryesisht në projekte që lidhen me rrjetet rrugore evropiane./O.S

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV