Arsenali ruan hapin e Liverpoolit dhe Manchester City-t në krye të Premier League-s. “Topçinjtë” e Londrës shkatërruan 0-6 vendin e fundit në klasifikimin e Premier League-s, Sheffield Utd.
Një ndeshje pa shumë histori në “Bramall Lane”, të cilën miqtë nga Londra e kthyen në stërvitore, duke shënuar pesë gola vetëm në pjesën e parë.
Gjatë gola në total, por gjashtë autorë të ndryshëm. Golin që zhbllokoi takimin e realizoi Odegaard, për të ardhur më pas tek autogoli i Bogle në të 13-tën.