E rëndë/ Dy vajzat rrahin babanë, 65-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Viktor Majer’ në Prishtinë, ku dy vajza po dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj babait të tyre.

Dhuna në familje, është një fenomen shumë shqetësues, ku kohët e fundit këto raste sa vijnë dhe shtohen, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikologjike dhe fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Mësohet se 65-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se dy vajzat e tij fillimisht e kanë ofenduar me fjalë të ndryshme, e më pas kanë ushtruar dhunë fizike.

Si rezultat i raportimit, njëra nga të dyshuarat është shoqëruar në stacion policor për intervistim, teksa tjetra akoma nuk është kapur nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./e.t

Të fundit

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës...

Turqia kopjon Izraelin: Çfarë është “Steel Dome”, kupola që mbron nga sulmet raketore

Kompania turke e mbrojtjes Aselsan ka dorëzuar një paketë të gjerë komponentësh që do të përbëjnë arkitekturën e mbrojtjes ajrore dhe raketore të integruar...

Aksidentohet ish-kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në shtetin amerikan të Nju Hempshajrit. Giuliani ishte pasagjer në...

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, dyshohet për qindra viktima

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter goditi Afganistanin pak minuta përpara mesnatës. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka shembur dhjetëra ndërtesa duke bërë...

Shtatori nis me diell/ Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Dita e parë e shtatorit do të nisë  me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave nga...

Lajme të tjera

Web TV