Inagurimi i Bazës Ajrore të NATO-s/Zbardhet axhenda: Çfarë do ndodhë sot në Kuçovë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme pritet të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, e ndërtuar me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës.

Programi për inaugurimin e bazës është i ngjeshur, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Po ashtu, pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish-baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.  Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. Baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.

Axhenda:

  • 10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja
  • 10:25 Fillimi i ceremonisë
  • 10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI
  • 10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI
  • 10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS
  • 10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan Pablo Sanchez DE LARA
  • 10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David WISNER
  • 10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER
  • 11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO
  • 11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA
  • 11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA
  • 11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ
  • 11:30- 11:45  Air Show

Të fundit

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së...

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur...

E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij…

Spekulimet për rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e trajnerit po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Edhe pse emri i tij nuk u përmend...

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme”...

Inter humb durimin me Lookman, dalin dy pista të reja në merkato

Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe...

Lajme të tjera

Web TV