Bumi i ndërtimit, rritje rekord për bizneset që merren me pasuritë e paluajtshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ka një biznes që po ecën mirë vitet e fundit është ai i aktiviteteve të pasurive të paluajtshme.

Teksa ndërtimet po rriten ndjeshëm, me ritme të larta po shtohen dhe aktivitetet që merren me shitjen e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e INSTAT mbi statistikat e ndërmarrjeve tregojnë se në vitin 2022 bizneset në aktivitetet e pasurive të paluajtshme u rriten 47.5% në krahasim me vitin 2021, më e larta nga të gjithë sektorët e tjerë.

Në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin 1532 aktivitete të pasurive të paluajtshme nga 1040 që ishin më 2021. Gjithashtu numri i ndërmarrjeve në sektorin e ndërtimit u zgjerua me 14,6% në të njëjtën periudhë.

Rriten ndërtimet, po ulen mobilieritë

Nga ana tjetër aktivitet e mobilierive shënuan rënien më të madhe të numrit të ndërmarrjeve në vitin 2022, me rreth 11%. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021 falimentin në të gjithë vendin 128 biznese të mobilierive duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1047 nga 1175 që ishte me 2021.

Përfaqësues të sektorit të mobilierive janë ankuar më herët për Monitor, duke u shprehur se bumi i ndërtimit nuk ka rritur kërkesën për mobilje. Sipas tyre një pjesë e madhe e apartamenteve janë blerë për investime afatgjata dhe nuk janë mobiluar qëndrojnë bosh.

Pas mobilierive rënia më e madhe ishte për ndërmarrjet që trajtojnë ujërat e ndotura me rreth 6%. Kjo po ndodh për shkak të një reformë në sektorin e ndërmarrjeve shtetërore të ujësjellës kanalizimeve që janë në pronësi të shtetit që po përqendron në rajone.

Numri i bizneseve u rrit me 9%

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve aktive vitin e kaluar arriti në 113,460 më rritje vjetore 9%. Të dhënat më të detajuara tregojnë se rritje më të fortë kanë treguar bizneset e lidhura e shërbimeve të informacionit me 41 % më shumë se në vitin 2021, akomodimit me 37%, tekstileve dhe veshjeve me 33%.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ecuria e numrit të ndërmarrjeve pasqyron zhvillimet në strukturën e ekonomisë. Rritja e vizitoreve të jashtëm ka rritur kërkesën për më shumë biznese në fushën e hotelerisë, por nga ana tjetër bizneset e shërbimit ushqimor dhe të tregtisë që lidhen me turizmin janë më pak, përkatësisht 6.9 dhe 3.9%.

Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 36,5 %, Shërbimi ushqimor që përfaqësohet me restorantet përfaqëson 11% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve aktive në rang vendi./ Monitor.al

Bumi i ndërtimit, rritje rekord për bizneset që merren me

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV