Elbasani bëhet gati për Ditën e Verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Llatja: Rreth 30 aktivitete, për herë të parë do të organizohen parada me trupat e Asambleve nga i gjithë qarku

Me ftesën për të festuar Ditën e Verës aty ku e do tradita, në qytetin ku festa lindi dhe u trashëgua brez pas brezi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dha disa detaje të axhendës së festimeve të cilat tashmë zgjasin plot 10 ditë.

Gledian LlatjaKemi 10 ditë aktivitete në qytet, për të kulmuar në datën 13 dhe 14. Në fakt kemi filluar me një sërë aktivitetesh për fëmijët, do dalim në shesh, një sërë aktivitetesh edhe ditën e dielë.

Ashtu si çdo vit axhenda e festimeve pasurohet me detaje të cilat nuk i kemi parë më herët. Për herë të parë do të organizohet parada me trupat e Asambleve nga i gjithë qarku i Elbasanit si dhe Maqedonia e Veriut.

Gledian Llatja: Defileja do rikthehet këtë vit, e rrobave tradicionale të trevave shqiptare. Fillojmë tek stadiumi për ta përfunduar te sheshi kryesor ku të gjithë grupet e këngëve dhe valleve artistike do kenë performancën e tyre.

Po ashtu për herë të parë në bibliotekën e qytetit do të mbahet një simpozium mbi historikun e Ditës së Verës. Sofra elbasanase edhe këtë vit do të shtrohet për të promovuar gatimet tradicionale të Shqipërisë së mesme./O.S

Të fundit

E përplasi me makinë 17-vjeçari me ‘Land Rover’, vdes në spital babai i 3 fëmijëve

Ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik Tomani i cili u përpas nga një ‘Land...

Një objekt hidhet nga dritarja e Shtëpisë së Bardhë, pamjet bëhen virale

Një video e pazakontë nga Shtëpia e Bardhë po bën xhiron e internetit, duke treguar një objekt që duket se hidhet nga një dritare. Videoja,...

“Ethet e luftës” armatosin edhe Çekinë, Praga porosit 44 tanke gjermane Leopard 2A8

Me ethet e luftës që duket se kanë mbërthyer Europën mbarë, nuk ka ngelur pas në drejtim të armatosjes, as Republika Çeke, e cila...

Bajrami la Shqipërinë për Zvicrën, Silvinjo shmang polemikat: Ndodh edhe te Brazili

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin. Sfidën pasardhëse, atë ndaj Letonisë, ai e quajti si...

1 në 4 të rinj në Shqipëri, as në shkollë e as në punë

“22% e të rinjve në Shqipëri të moshës 15-29 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë, të dhënat bëhen të ditur...

Lajme të tjera

Web TV