Hekurudha Tiranë-Durrës, gati tenderi për ndërtimin e stacioneve përgjatë linjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hekurudha Shqiptare (HSH) njoftoi këto ditë se tenderi për stacionet që do të ndërtohen përgjatë linjës së re mes Tiranës dhe Durrësit do të hapet gjatë marsit.Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që është një nga institucionet financiare që po mbështet këtë projekt, u publikua njoftimi për këtë procedurë. Konkretisht sipas shpalljes që ka bërë HSH po kërkohen operatorë për të kryer punimet dhe konsulencë sipas kontratave që do të publikohen në vijim.

“Klienti i mësipërm (në këtë rast HSH) synon që të përdore një pjesë të kredisë/garantit administruar nga BERZH drejt Kostos së projektit të specifikuar. Informacion shtesë mbi financimin: BERZH: 49.569 mln euro, BE dhe ËBIF 40.7 milionë euro, qeveria shqiptare 16.1 mln euro, Iniciativa Italiane për Europën Qendrore 0.5 mln euro dhe fondi special i aksionarëve të BERZH 0.4 mln euro. Informacion mbi projektin, përshkrimi: Projekti ka një kosto totale të vlerësuar prej 90.3 mln euro dhe do të kërkojë prokurimin e të mirave, punimeve dhe shërbimeve të mëposhtme:

-Punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një lidhjeje të re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza; – Shërbime Konsulence për Mbikëqyrjen e Punimeve; – Shërbime konsulence për tarifat e aksesit në gjurmë; – Kontratë Pune për ndërtimin e Stacioneve Hekurudhore përgjatë Hekurudhës së Tiranës Durrës. (Vlerësohet se do të publikohet në fillim të marsit 2024) Vlera totale e parashikuar e projektit 85.79 mln euro” thuhet në publikimin e bërë në faqen e BERZH.

Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës kanë filluar në nëntor 2021 kur nisi edhe zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro.

Lexo edhe :  Kredia e bankave shqiptare jashtë vendit arrin nivelin më të lartë në shtatë

Linja e rikonstruktuar e Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër ndërkohë që shtesë do të jetë pjesa e Tiranë-Rinas, linjë hekurudhore totalisht e re.

Sa i takon stacioneve nga Hekurudha Shqiptare është konfirmuar më herët se stacionet ekzistuese do të vijojnë të mbeten në të njëjtat vendndodhje, ndërsa stacionet e reja do të jenë në aksin e ri nga Domje në Aeroportin e Rinasit.

“Stacionet janë si më poshtë: Durrës – Shkozet – Sukth – Vorë – Kashar (rikonstruksion total i stacioneve ekzistuese), Universiteti Epoka/Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë (tërësisht të rinj) dhe zona pranë Spitalit Hygeia është stacioni i fundit i projektit në zbatim e sipër.

Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë (PTT) deri te Bulevardi i Ri. Konkretisht, në zonën e Spitalit Ushtarak dhe në Bulevardin e Ri.

Po mendohet të shtohet edhe një stacion i 11-të në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” – Bulevardi i Ri” do të konfirmonte në një intervistë për “Monitor” Gentian Liko, administrator i Hekurudha Shqiptare.

Marrë nga Monitor/   S.M

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV