Objekti misterioz që fluturoi në zonën e luftës në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ende e paqartë çfarë është ky objekt, analizohen lëvizjet e tij të filmuara nga një dron

Misteri i filmimit të një objekti misterioz gjatë një misioni patrullimi në zonën e luftës në Ukrainë, vijon të ngrejë dyshime e diskutime. Pikërisht mbi zonën e Donetsk, gjatë një misioni një dron “Mavic 3T Termik” i Brigadës 406 të artilerisë ukrainase ka regjistruar imazhet që tregojnë një objekt që fluturon, pa zhurmë, me formë të zgjatur e të sheshtë, që për momentin etiketohet si fenomen anormal i paidentifikuar.

Sipas analizimeve të imazheve, ende nuk ka një konkluzion se çfarë është objekti që shihet në objektiv.

Sipas Daily Mail, piloti i dronit konfirmon imazhin dhe sjelljen anormale të objektit, që qëndron për pak dhe i palëvizur, dhe gjithashtu rezultonte më i nxehtë në krahasim me çka e rrethonte, duke u bazuar në telekamerat me vision termik.

Megjithatë, ende nuk ka elementë mjaftueshëm për të stabilizuar pozicionin ekzakt të dronit, apo të funksionimit të rregullt të display për të arritur në një përcaktim të qartë se çfarë është objekti i filmuar./O.S

Të fundit

“Jam në top formë”, Ilir Meta mesazh gazetares: Të ftoj në qelinë time!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një shënim publik nga qelia dhe fton gazetaren Anduena Llabani...

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat, dua dënim përjetë

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot. Në deklarimin...

Lulzim Basha, kukulla që kurdiset sipas stinës

Në botën plot 'meme' të politikës shqiptare, pak figura kanë arritur të jenë kaq autentike sa Lulzim Basha, i cili duket si një kukull...

Tregjet “mbyten” me marka luksoze. Qytetarët: Paguajmë imitimet si origjinale

Veshja të markave më në zë, çanta "Louis Vuitton" për 40 euro, pantallona "Hugo Boss" me 20 euro, atlete "Easy" për vetëm 30 euro,...

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH: Falja do bëhet mëngjesin e të premtes

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Njoftimin e ka bërë me dije ditën...

Lajme të tjera

Web TV