Ndalja e përkohshme e “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it, ja sa i ka kushtuar Zuckerbergut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër i madh përdoruesish në mbarë botën patën probleme para dy ditësh me “Facebook”, “Instagram” dhe “Threads”. Përdoruesit e të tre platformave raportuan se ishin shkëputur automatikisht nga shërbimi Meta dhe iu paraqit një mesazh “sesioni skadoi”. Më pas ata nuk ishin në gjendje të identifikoheshin përsëri në shërbime. “Instagram” po shfaqte gabime për Feed.

Raportet e hershme sugjeruan se bëhej fjalë për një sulm DDoS, megjithëse Meta pretendoi të kundërtën disa orë më vonë. Për momentin ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për problem teknik apo sulm ndaj “Super Marta” në SHBA, por siç raporton uebfaqja CyberInt, përgjegjës për sulmin janë hakerat. Ekspertët pohojnë se rënia e shërbimeve të Metës, “Facebook” dhe “Instagram”, ka ndikuar shumë negativisht në gjendjen financiare të kompanisë, por edhe të Mark Zuckerberg.

Çmimi i aksionit të Metës thuhet se ra me 1.5% pas raportimeve të para për problemet e shërbimit, pas së cilës rënia u rrit në 1.6%. Dan Ives, drejtor menaxhues i Wedbush Securities, tha se Zuckerberg humbi rreth 100 milionë dollarë të ardhura si rezultat i përplasjeve të “Facebook” dhe “Instagram”. Thuhet se tre grupe të njohura hakerimi punuan së bashku për të rrëzuar shërbimet. Skynet, Godzilla dhe Anonymous Sudan kanë dalë në platforma të ndryshme, duke marrë përgjegjësinë për rrëzimin e “Facebook”, “Instagram” dhe “Threads”./O.S

Të fundit

Deputeti demokrat: PD ka nevojë për reformë të thellë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën në studion e "News 24" duke thënë se në këtë gjendje që...

Virozat sjellin fluks të lartë në urgjenca

Së fundmi, urgjencat dhe mjekët e familjes po përballen me një fluks të lartë qytetarësh të prekur nga gastroenteritet ose inflamacionet me karakter viral. Shumë...

Në kërkim nga policia shqiptare, Rezart Taçi dënohet me burg në Zvicër

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në lidhje me tregtinë e naftës....

Barcelona vendos çmimin për yllin e ekipit: kushton 70 mln euro

Barcelona thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për Fermin Lopez. Spanjolli është një nga objektivat e Chelsea-t dhe është përfolur për...

“Irani po planifikon një raketë që mund të godasë Evropën”

Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës." Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë...

Lajme të tjera

Web TV