Detaje nga mbledhja/ Porositë e Ramës drejtuar kryebashkiakëve, fokusi tek pagat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje nga mbledhja që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me kryebashkiakët në Shkodër. Raportohet se çështje e parë e trajtuar nga kryeministri ka qenë ajo e aplikimeve nga bashkitë në fondet e BE.

Për këto projekte, kreu i qeverisë ka kërkuar bashkëpunim mes bashkive dhe Ministrisë të Pushtetit Vendor drejtuar prej Arbian Maznikut.

“Kush performon më mirë do të  ketë mbështetje nga Ministria e Financave kur shpërndan grantin e pakushtëzuar. Pra do ketë një dallim  ndryshe për  ato bashki që kanë performancë  më mirë krahasuar me ato me probleme dhe ta zhytura në borxhe ndaj palëve të treta” citohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.

Si çështje të dytë kryeministri Edi Rama është ndalur në burimet njerzore që punojnë në të gjitha bashkitë e vendit. Rama ka theksuar se duhet të angazhohen për të rishikuar pagat, duke i përafruar me ato të atyre që punojnë në qeverisjen qëndrore pasi ka një disnivel shumë të madh.

“Synimi është unifikimi pagave të pushtetit vendor me ato në pushtetin qëndror”, shprehet Rama. 

Nga ana tjetër, ministri Arbjon Mazniku prezantoi raportin e bashkive të vendit.

Raportohet se detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga 12 miliardë lekë në 4.8 miliard lekë, theksoi ministri, ndërsa shtoi se Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe, sipas raportit.

“Për sa i përket burimeve njerëzore, është analizuar numri i punonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë. Sa i përket anës financiare, bashkitë janë futur në site, kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë. Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian. Sa i përket të ardhurave vendore, në 2023 u rritën me 271% krahasuar me 2015, nga 13 miliardë në 31 miliardë. Sa i përket shpenzimeve vendore 102 % më të larta se në 2015. Borxhet e bashkive të vogla, janë të varura në masën 85 % nga grantet dhe transfertat e qeverisë. Bashkitë më të mëdha e kanë të balancuar këtë raport në 55%. Detyrimet e njësive vendore janë ulur me 60% nga 12 miliard në 4.8 miliard lekë. Borxhet e bashkive janë 4.8 mld lekë, 60% më pak se në 2015, Kavaja dhe Vora janë bashkitë me më shumë borxhe. 14 bashki janë të varura 85% nga grantet dhe transfertat e qeverisë, ndërsa 10 bashki (me mbi 100 mijë banorë janë të varura në masën 55%”, mësohet të ketë thënë ministri Mazniku gjatë mbledhjes./O.S

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV