U ekstradua nga Kosova/ GJKKO lë në burg “baronin”e drogës Gëzim Çela

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e arrestit me burg për Gëzim Çelën, i cili u ekstradua të enjten nga Kosova.

Mësohet se “baroni i drogës”  ka kyçur gojën në seancë dhe nuk ka deklaruar asgjë.

Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua nga policia në Kosovë në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Çela ishte një nga personat më të kërkuar nga autoritetet për përfshirjen e tij në trafikimin e drogës.

Por kush është Gëzim Çela?

Ai njihet ndryshe si “baroni i drogës”. Çela ka qenë në radhët e policisë në para vitit 1997. Emri i tij ka nisur të regjistrohet në skedat e Policisë që kur ishte 22 vjeç dhe u dënua për herë të parë nga Gjykata e Triestes në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Ai është akuzuar dhe dënuar disa herë në mungesë, në Itali dhe në Shqipëri. Autoritetet e kanë vënë në pranga disa herë dhe në të gjitha rastet është liruar. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentin se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas, ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”.

Zbulimi i laboratorit të drogës në vilën e Çelës

Prokuroria për Krime të Rënda e riktheu në sytë e publikut në vitin 2014, kur nisi një hetim ndaj tij, pasi kishte dyshime se ish-polici ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ai dhe Valentina Tufa, e cilësuar si “tezja e kokainës”, kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike kokainë, nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Në qershor të 2014-ës, autoritetet arrestuan me 7 kilogramë kokainë në pikën kufitare të Morinës Realt Hysollin, drogë kjo e cila trafikohej për llogari të Gëzim Çelës.

Lexo edhe :  Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

Pas kapjes së kokainës, policia kreu disa kontrolle në banesën e ish-oficerit të Forcave Speciale në Fushë-Kuqe të Laçit dhe në apartamentin e tij në Tiranë.

Operacionet nuk rezultuan u finalizuan me arrestimin e tij, por u sekuestruan 207 kilogramë kanabis, mbi 5 kilogramë heroinë, lëndë përzierës për lëndën narkotike, 13 armë luftarake, rreth 143 mijë euro, një pistoletë.

Çela e kishte shndërruar vilën e tij në laborator për përzierjen e drogës. Ai u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Ish-polici ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Për të ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge.

Tashmë arratia e tij ka marrë fund dhe pritet të nxirret përpara drejtësisë/O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV