Letrat e dashurisë së princeshë Dianës në ankand, ish- i dashuri kërkon 1 milion dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Letrat intime të dashurisë së Princeshë Dianës drejtuar James Hewitt kanë dalë në shitje në SHBA, duke u cilësuar si goditja e fundit që fyen kujtimin e saj.

Një ankand amerikan ka vënë në rresht një koleksionist të pasur me letrat e saj, plot 64, me një çmim deri në 1 milion dollarë (780,000 £), duke ngjallur kështu frikën se mund të bëhen publike nga momenti në moment.

Ish-oficeri i ushtrisë Hewitt, 65 vjeç, i kishte ofruar më parë letrat si kolateral për një hua prej 500,000 £. Ato u shkruan midis viteve 1989 dhe 1991, duke përfshirë periudhën që Hewitt, i cili kishte një lidhje sekrete pesëvjeçare me princeshën deri në vitin 1992, shërbente në Luftën e Gjirit.

Thuhet se këto letra janë shumë intime dhe se do të shkaktonin ‘siklet’ te familja mbretërore nëse bëheshin publike. The Sun shkruan se në tetor të vitit të kaluar ndërmjetësit në emër të Hewitt kontaktuan shtëpinë e ankandeve në Londër me synimin për të shitur.

Ekspertët e firmës i vlerësuan mes 400,000 dollarë (311,000 £) deri në 600,000 dollarë (466,000 £)./E.Ç

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV