Fotoja e mësipërme është shkëputur nga momenti kur 19-vjeçarja Hygerta Meta po kryen qitje me pistoletë në një poligon, si pjesë e një eksperimenti hetimor të policisë dhe Prokurorisë së Durrësit.
Grupi hetimor provoi kështu nëse vajza që akuzohet se vrau të atin Pëllumb Meta, a dinte të qëllonte me armë.
Hygerta shfaqet e qetë, ndërsa media mëson se ajo kreu disa qitje radhazi, duke vërtetuar se ajo dinte ta përdorte armën.
Ky eksperiment iu kërkua edhe pjesës tjetër të familjes së Pëllumb Metës, dy djemve të arrestuar dhe bashkëshortes së tij, por ata refuzuan të qëllojnë duke u thënë hetuesve se nuk dinë të përdorin armë dhe se nuk kanë provuar të bëjnë qitje ndonjëherë.
Refuzimi i ka thelluar dyshimet tek grupi hetimor se vrasjen e 50-vjeçarit mund ta ketë kryer njëri nga djemtë dhe se autorësia po kërkohet t’i lihet vajzës, me shpresën se ajo mund të dënohet më pak.
Prokuroria e Durrësit akuzon si autor të vrasjes djalin e madh të familjes, ndërsa Hygertën e Amarildon si bashkëpunëtorë të tij./O.S