Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, mes tyre të përfshirë dhe disa shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

4 masa arresti janë ekzekutuar nga policia italiane e Bolonjas ndaj një grupi kriminal të akuzuar për shitje droge në qendrën historike të qytetit.

Organizata, sipas hetimeve, shiste qindra doza kokaine dhe heroine çdo ditë. Gjithashtu u konfirmua një sulm i dhunshëm nga një grup tunizianësh kundër një bashkatdhetari për ta shtyrë atë të merrej në emër të grupit. Masat e ekzekutuar janë edhe ndaj shtetasve italianë, shqiptarë dhe pakistanezë të cilët blinin sasi të mëdha droge për t’u vendosur në sheshet e ndryshme të qytetit.

U konfirmuan mbi 5000 furnizime kokaine dhe 1500 furnizime heroine. Gjatë hetimeve u sekuestruan 3 kilogramë kokainë, 1 kilogram heroinë, 6 kilogramë hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash. 36 persona janë arrestuar në flagrancë.

Mbi 400 oficerë policie morën pjesë në operacion, duke përfshirë hetues nga skuadrat e lëvizshme dhe ekuipazhet nga departamentet e parandalimit të krimit, kontingjente nga departamenti i lëvizshëm, njësitë e qenve kundër drogës, departamenti i fluturimit dhe personeli i policisë mjeko-ligjore./O.S

Të fundit

Padia për shpifje ndaj Blinken/ Justifikohet Berisha: Asokohe kishte imunitet…

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën...

“Transporti rrugor, emergjencë kombëtare”, Karamuço: Armë pa leje në rrugë

Eksperti i kriminalistikës ngriti alarmin për sigurinë e transporti rrugor. Në studion e Dita Jonë, ai tha se situata e transportit rrugor është emergjencë...

Mijëra dollarë fluturojnë nga dritarja, si u eliminua zëdhënësi i Hamasit?

Abu Obeida, zëdhënës i kahut të armatosur të Hamas u vra në një sulm ajror në qytetit e Gazës. Kështu pretendon Izraeli, me ministrin...

20 vite punë, 815 milionë euro/ Kroacia gati të hapë autostradën që e përshkon mes përmes

Brenda rreth një muaji autostrada A5, ose Korridori Vc që kalon mes përmes Kroacisë, më në fund do të hapet për qarkullim pas 20...

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin/ Altin Troplini, avokat i karteleve të drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" të vendosur nga gjykata lidhur me aferën "Partizani". Në dalje të...

Lajme të tjera

Web TV