A duhet të votojnë emigrantët, a e njohin Shqipërinë?/ Çfarë mendimi kanë qytetarët

Të pyetur për votën e emigranteve dhe për të kuptuar me shumë mendimin e qytetareve dhe besimet e tyre për mënyrën se si emigrantët mund të votojnë, qytetarëve ju janë dhënë edhe një grup tjetër shprehjesh për të shprehur dakordësinë apo mosdakordësinë.

Nga të dhënat e përfituara rezulton se 34.3 % e tyre janë dakord me shprehjen se emigrantët e njohin Shqipërinë nga larg dhe nuk e njohin atë nga afër, 47.4 përqind nuk janë dakord me këtë shprehje.

Po kështu 57.2 % janë dakord se vota e diasporës do jetë gjithmonë mes dyshimeve për manipulim duke marrë parasysh problemet e zgjedhjeve në Shqipëri ndërsa 18.8 % nuk janë dakord me këtë gjë.

Shumica e qytetareve 44,6 % mendojnë se emigrantet ruajnë atë bindje politike qe kane pasur përpara se te largohen.

Më pak shqiptarë 36,2 % e shohin të padrejtë që ata që nuk jetojnë në Shqipëri të vendosin për fatet e atyre qe jetojnë në Shqipëri ndërsa pjesa me e madhe 45,5 % nuk ju duket e padrejte kjo gjë.

39.5 % janë dakord që emigrantët të votojnë duhet te paguajnë taksa dhe 46. 4 % (pjesa më e madhe) nuk janë dakord qe për të votuar emigrantet duhet të përmbushin këtë detyrim./O.S