Amnistia dhe reforma zgjedhore, “llogari votash” në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja mes PS-së dhe Grupit të Rithemelimit të Sali Berishës duket se po zyrtarizohet, por përtej rikthimit normal të jetës parlamentare palët do kalojnë shpejt para provës për bashkimin e votave. Ligji për aministinë penale dhe Reforma Zgjedhore kërkon shumicë të cilësuar për miratim dhe bashkëpunimi mes tyre pritet në ditët në vijim.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do do të ketë votë për diasporën në zgjehdjet e përgjithshme që do të mbahen në vitin 2025, por duket se qeveria dhe Partia Socialiste ka ndryshuar mendje. Kjo ndoshta edhe si një lëshim ndaj grupimit të Rithemelimit për të votuar atë. Ditën e martë mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit të Sali Berishës pati një dakordësi për të vijuar jetën parlamentare në normalitet. Kjo duket si një marrëveshje edhe për ligjet që kërkojnë një votë të cilësuar në Kuvend, pra më shumë se 84 vota. Përveç Reformës Zgjedhore që është në limitin e saj për të marrë vendim, pasi Komisoni Qendror Zgjedhor do të fillojë përgatitjet për zgjedhjet, e rëndësishme është edhe Amnistia Penale ku po pritet që të ketë një votë të cilësuar në Kuvend. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u ka kërkuar të gjithëve deputetëve të opozitës ta votojnë këtë ligj, pasi është një amnisti ku përfitojnë persona të burgosur që ju ka mbetur shumë pak burg dhe janë dënuar për vepra të lehta. Partia Demokratike zyrtare pati rezerva për këtë amnisti pasi në momentet e fundit kur drafti po diskutohej në Komisionin e Ligjeve u përfshinë në draft persona të cilët ishin dënuar nga SPAK. Për këtë pikë Manja u tërhoq në emër të “dakordësisë”. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit që të fusë në seancën plenare projektligjin për amnistinë penale, bashkë me amendamentin e paraqitur nga PD dhe votimin një orë e më parë të tij. Alibeaj ka përsëritur sërish kushtin e PD-së për votimin e ligjit për amnistinë penale. Alibeaj tha se PD do votojë nëse nuk përfitojnë të dënuarit dhe të hetuarit e GJKKO dhe SPAK. Ndërkohë që kërkoi që të përfshihen në ligj që të përfitojnë protestuesit sipas kërkesave tyre.

Lexo edhe :  “Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Vota e Diasporës

Sa i takon Reformës Zgjedhore, Partia Socialiste ka pasur një propozim sa i përket votës së emigrantëve. Referuar draftit të zbardhur, socialistët propozojnë që vota e emigrantëve të bëhet me anë të postës dhe numërimi të bëhet në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve. Ajo që ia vlen të thekson në këtë propozim të PS, është që socialistët propozojnë që vota e emigrantëve të shpërndahet në qarqet e fundit ku ato kanë patur vendbanimin. Regjistrimi i atyre që kanë shprehur vullnetin për të votuar duhet të bëhet jo më vonë se 90 ditë nga dita e votimit. Vota e emigrantëve është një nga pikat e forta të opozitës së Lulzim Bashës dhe mbetet për të parë nëse do të jenë dakord me këto propozime të mazhorancës. Pikat kryesore të propozimit të PS për votën e emigrantëve janë; Vota e tyre të shpërndahet në qarqet e fundit ku ato kanë patur vendbanimin; Vota të bëhez më postë; PS propozon që shqiptarët që jetojnë jashtë të regjistrojnë adresën e tyre; Regjistrimi i atyre që kanë shprehur vullnetin për të votuar duhet të bëhet jo më vonë se 90 ditë nga dita e votimit; Numërimi i votave të emigrantëve të bëhet në KQZ, 45 ditë para ditë së Zgjedhjeve, Drejtoria e Gjendjes civile heq nga lista e zgjedhësve në Shqipëri, ata votues që janë regjistruar për të votuar jashtë./kb

 

 

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV