Kërkesat e opozitës dhe vota e diasporës/ Gjiknuri i prerë: Nëse nuk gjejmë konsensus…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur për herësin për subjektet elektorale, ai deklaroi se nëse ligji do të qëndrojë siç është aktualisht, listat sipas tij mund të interpretohen sikur janë të hapura plotësisht.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka shfuqizuara konceptin e herësit, por sot që flasim herësi është zero. Nëse do të qëndrojë ligji kështu siç është, listat mund të interpretohen sikur janë të hapura plotësisht. Nëse do të ketë diskutime mund të vendoset një herës tjetër, pa prekur hapjen e listave por që balancon atë që thotë dhe GJK, pragun e brendshme. Kjo nuk i pengon mbajtjen e zgjedhjeve dhe kështu siç është. A është kjo zgjidhja e duhur në kushtet e këtij sistemi? Nuk do ta them…  Unë e kam thënë me kohë që do një mekanizëm balancues, sepse aty nuk konkurron vetëm individi, por edhe partia politike”, tha ai.

Sa i përket votës së diasporës, Gjiknuri tha: Nëse ka vullnet politik, patjetër që është e mundur. Ne kemi lënë afat KQZ në këtë projekt tonin, që t’i regjistrojë kush ka interes të votojë, dhe më pas të ndiqen procedurat me votimin nëpërmjet postës. Mendoj se është një zgjidhje e balancuar dhe e bazuar në shumë praktika. Nëse nuk do të kemi prapë konsensusin për metodologjinë, fatkeqësisht diaspora nuk do të votojë ”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërkohë për depolitizimin e komisioneve ai tha se kanë propozuar një grup personash që të trajnohen nga KQZ, dhe më pas të zgjidhen rastësisht

Ne kemi propozuar për njerëz që trajnohen nga KQZ dhe zgjidhen në mënyrë rastësore dhe alokohen në qendra votimi brenda bashkive ku jetojnë“, tha ai.

Kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ai e cilëson si një lëvizje nga ana e tyre për t’u për të mbijetuar në kushtet e reja politike.

Lexo edhe :  PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

“Po pse duhet të ndryshohet? Nuk është se ka një konsensus mbarëkombëtar, apo është bërë një studim… është kërkesa e një partie që do të mbijetojë në kushtet e reja politike dhe do të hapë dhe të bëjë një sistem proporcional për t’u zgjedhur vetë. Kështu që nga kjo pikëpamje do një konsensus më të gjerë”, pohoi Gjiknuri./O.S

Të fundit

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Lajme të tjera

Web TV