Policia bllokon makinën e blinduar të Safet Bajrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës sqaroi me anë të njoftimi se ka shoqëruar në komisariat një automjet të blinduar në pronësi të Safet Bajrit, një emër i njohur për policinë në qytetin verior.

Automjeti rezulton i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent dhe për këtë arsye është bllokuar.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.  Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.  Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit./O.S

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV