Goditi me grushte kamarieren në lokal, shpallet në kërkim 53-vjeçari në Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 53-vjeçar me inicialet T. V., në Librazhd, është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte për motive të dobëta.

Po ashtu, një 37-vjeçar me inicialet S. M., banues në Elbasan, është arrestuar në  flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërsa 32-vjeçari me inicialet K. M., banues në fshatin Shushicë, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit T. V., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Trump i hoqi, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

Hong Kongu ka thënë se do t'i hapë universitetet e tij për më shumë studentë ndërkombëtarë, duke theksuar ata që janë prekur nga masa...

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga emrat më të përfolur të...

Lajme të tjera

Web TV