Daily Mail: Bandat shqiptare bashkojnë familjarët në Angli, pasaportat i sigurojnë nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trafikantët shqiptarë organizojnë pasaporta origjinale të BE-së të lëshuara nga zyrtarë të korruptuar italianë që përdorin emrin e një personi real, por me foton e emigrantit të paligjshëm, zbuloi hetim i i Daily Mailit. Ata më pas punësojnë shoferë për të çuar klientët në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur këto dokumente udhëtimi në dukje legjitime, qoftë nëpërmjet tunelit të Kanalit ose trageteve nga Franca.

“Operacioni i paligjshëm kujdeset për tregun në rritje të burrave shqiptarë që kanë ardhur tashmë në MB ilegalisht. Ata zakonisht kanë mbërritur përmes rrugëve më të rrezikshme, si varka të vogla ose me kamionë, dhe tani duan të sjellin familjet e tyre, por me më pak rrezik”, shkruan Daily Mail.

Banda shqiptare reklamonte shërbimin e saj në TikTok më 25 shkurt, ku shkruhej:  Taxi France për në Mbretërinë e Bashkuar vetëm për familje dhe vajza. Kush është i interesuar? 100 për qind të sigurt.

 

Një azetare e Mail-it e paraqitur si një grua shqiptare i dërgoi mesazh grupit dhe iu tha se çmimi ishte ‘18,000 £’. Më pas gazetares iu dha numëri i telefonit të një personi, i cili besohet se është kreu i bandës. Gratë që përdorin shërbimin duhet të japin emrin e një anëtari të familjes tashmë në Angli, të cilin shefi i bandës me bazë në Londër e viziton përpara udhëtimit për të kontrolluar se ka para për të paguar.

Për të treguar se ishte i sinqertë, bosi i dyshuar i bandës dërgoi një video që tregonte shoferin e një Fiat 500 të bardhë duke përshëndetur një gruaje dhe një fëmije që sapo kishte lënë. Ai shpjegoi se ajo ishte gruaja e shokut të tij që ai kishte futur kontrabandë. Ky hetim i Daily Mail erdhi pasi Agjencia Evropiane e Kufijve raportoi një rritje të mashtrimit të pasaportave në kufijtë e jashtëm.

Lexo edhe :  Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Tony Smith, ish-drejtori i përgjithshëm i Forcave Kufitare, u shpreh se pasaportat ‘e rreme të vërteta’ përbënin një “dhimbje koke të re” për Ministrinë e Brendshme. Dan Barcroft, i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: Grupet shqiptare të kontrabandës me njerëz janë të shkathët dhe përshtatës. Ne po punojmë me partnerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë shtetit për të synuar, prishur dhe çmontuar këto rrjete kudo që ato veprojnë.”/O.S

Të fundit

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë,...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

Lajme të tjera

Web TV