Hovenier “ia përplas në sy”, Vuçiçit: Aleanca më e fortë në histori është në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirëpo ka theksuar nevojën e gjetjes së një zgjidhje për çështjen e dinarit. I pyetur nga gazetarët, ai është kundërpërgjigjur kërcënimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës.

Hovenier ka nënvizuar se Kosova dhe populli i Kosovës nuk duhet të ndihen të shqetësuar pasi aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë.

 “SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshmen. SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet më një sfidë me disa anëtarë të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën… dëshirojmë ta shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s”, u shpreh Hovenier.

Aleksandër Vuçiç së fundmi është shprehur se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç ka thënë se nëse ata zgjedhin Kosovën, atëherë “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë”./O.S

 

Të fundit

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

“Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Ky tregim i vitit 1066 detyron shikuesit të kalojnë përmes episodeve të mbushura me shpjegime, dhe ritmi i tij shpesh zvarritet. Por Coster-Waldau e...

Lajme të tjera

Web TV