‘Super’ Leku, Euro po këmbehet edhe më lirë se dhjetorin e kaluar! Ja sa u këmbye sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monedha kombëtare po forcohet ditë pas dite, duke bërë që valutat të këmbehen më lirë. Këtë të mërkurë, 20 mars,euro po këmbehet me 103 lekë, që është niveli më i ulët që prej datës 14 dhjetor 2023. Ndërsa dollari prej kohësh po këmbehet në nivelin 95 lekë.

Ky zhvlerësim i valutave përballë monedhës vendase sipas institucioneve po vjen për shkak të numrit të lartë të turistëve dhe fluksit në rritje të remitancave dhe investimeve të huaja.

Por ndikim jep edhe rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë me synim frenimin e inflacionit. Rritja e normës bazë të interesit e bën më të fortë lekun, përballë monedhave të huaja.

Forcimi i lekut nga njëra anë po ndikon pozitivisht në mbajtjen në kontroll të inflacionit, nga ana tjetër po zhvlerëson eksportet, duke bërë që fitimet e kompanive të ulen.

Ky zhvlerësim i lekut për buxhetin e shtetit, bizneset e qytetarët ka avantazhe e disa avantazhe. Ka ndikim në shlyerjen e borxhit në valutë. Pra qeveria paguan më pak për të shlyer borxhin në valutë.

E njëjta gjë ndodh edhe për qytetarët që kanë kredi në euro, kësti i tyre vlen më pak kur e këmben në lekë.

Kurse efekti negativ lidhet me zhvlerësimin e të ardhurave. Qytetarët që marrin pagat në euro, prej këtij nënvlerësimi rroga i këmbehet në më pak lekë.

Ndërsa buxheti i shtetit fiton më pak para nga të importet, pasi për shkak të zhvlerësimit të euros mblidhen më pak para nga TVSH-ja në doganë dhe nga akciza.

Kurse sa i takon bizneseve, humbësit më të mëdhenj janë eksportuesit, pasi për të njëjtin sasi malli që eksportojnë fitojnë më pak pasi këmbimi euro në lekë është shumë më i ulët se vjet.

Lexo edhe :  Konflikti midis Izraelit dhe Iranit shndërrohet në një luftë energjitike!

E kundërta janë importuesit, pasi ata përfitojnë nga zhvlerësimi i euros pasi ata blejnë në euro dhe shesin në lekë./   S.M

 

Të fundit

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Gjenerali Prenga, apel presidentit Begaj: Mblidh Këshillin e Sigurisë!

Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin...

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Lajme të tjera

Web TV