Vuani nga tensioni i lartë? Ja tri metoda natyrale se si të veproni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Kura e parë me lëng limoni
Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e dytë me hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke
Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Lexo edhe :  Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale ndihmojnë në kurimin e problemeve me sytë

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./O.S

Të fundit

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan, askush nuk i mbikëqyr

Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në...

Trump, Netanyahu dhe Khamenei, tre pleq të inatosur që mund të na vrasin të gjithëve

Qoftë të paaftë, të shtyrë nga mbijetesa politike, apo të korruptuar, ata nuk e meritojnë të udhëheqin vendet e tyre, e lëre më të...

Kur bankieri konkuron klientin e tij!

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri jemi mësuar të dëgjojmë për konflikt interesi kur flitet për administratën publike, drejtësinë apo funksionarët shtetërorë. Por një fushë ku...

Rama prezanton skuadrën fituese të deputetëve në Berat (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme në rrjetet e tij sociale skuadrën fituese të qarkut Berat në zgjedhjet e 11 majit. Në videon prezantuese Rama...

Për herë të parë një grua në krye të spiunazhit britanik, kush është Blaise Metrewel?!

Agjencia britanike e spiunazhit, MI6, do të udhëhiqet për herë të parë në historinë 116-vjeçare nga një grua. Blaise Metreweli, që u bashkua me agjencinë...

Lajme të tjera

Web TV