22 Mars 1832/ Gëte, ndahet nga jeta shkrimtari i madh gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt mbi Main në Vajmar. Babai i tij, Johan Kaspar Gëte, trashëgimtar i një pasurie të madhe, ishte një jurist që nuk e ushtroi asnjëherë profesionin e tij. Edhe nëna e tij, Katarina Elisabet Gëte, rridhte nga një familje e pasur dhe e nderuar e Frankfurtit, babai i së cilës me profesion jurist mbante postin më të lartë në organet e drejtësisë së qytetit. Gëte u shqua që fëmije si një njeri i gjithëanshëm, shumë i edukuar e me kulturë të lartë, por njëkohësisht edhe i ashpër e këmbëngulës, tipare dalluese këto që shfaqeshin ndonjeherë pas konflikteve që lindnin brenda rrethit të tij familjar. Prindërit i i krijuan mundësi të kryyente një shkollim profesional sa më të avancuar. Ai pati mundësinë që në fëmijëri të njihet nga afër me letërsinë. Në moshën 4-vjeçare nëna i lexonte përpara se të flinte tekste të marra jo vetëm nga librat për fëmijë, por nga Bibla, meqë ishte besimtare e kishës protestante. Në fundin e vitit 1753, gjyshja i dhuroi Gëte me rastin e Krishtlindjeve një mini-teatër kukullash. Sipas dëshmive të mëvonshme të shkrimtarit, shenjat e para tipike dalluese të fantazisë së tij letrare, dëshmohen në talentin që kishte për të sajuar përralla të mrekullueshme, pas dëgjimit të të cilave shokët e tij mbeteshin të mahnitur. Ndërkohë Gëte u angazhua shumë në lexime, dhe kjo falë bibliotekës së babait të tij, e cila numëronte rreth 2 libra e vëllime të tematikave të shumta. Mes të tjerash Gëte u njoh që i vogël me përmbajtjen e librit popullor “Dr.Faust”, që më vonë do të bëhej kryevepra e tij. Në moshën 16 vjeçare, ai nisi studimet për drejtësi në Universitetin e Lajpcigut. Gjatë qëndrimit atje, u dashurua për herë të parë në jetën e tij me zonjushën Käthchen Schönkopf. Marrëdhënia mes tyre zgjati rreth dy vjet. Më pas ajo nuk do të vazhdonte më, dhe u zgjidh me mirëkuptim reciprok. Tek ky përjetim emocional bazohet dhe subjekti i dramës së tij të parë “Kapriçoja e të dashuruarit”. Krijimtaria letrare e Gëtes, përmban një numër të madh poezish, dramash, tregimesh e novelash. Veç tyre ai ka publikuar dhe shumtë dorëshkrime autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar ranë veçanërisht në sy tek romani i shumë-lexuar ”Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Europën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë ai ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikitetit. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrih Shiler ata u bënë përfaqësuesit më të denjë të epokës klasike të Vajmarit. Gjatë udhëtimeve të kryera në Francë dhe Itali, ai mblodhi njohuri të gjithëanshme. Takimi në Strasburg të Francës me teologun dhe teoricienin e artit dhe të letërsisë Johan Gotfried Herder, ishte ndër më të rëndësishmit në jetën e shkrimtarit. Herder do të jetë për shumë kohë një mentor i tij, teksa e nxiti të riun Gëte të njihej më afër me potencialin e pashtershëm letrar të autorëve më në zë të letërsisë botërore Homeri, Shekspiri etj.

Kalendar

22 Mars 1457 – Bibla e Gutenberg, bëhet libri i parë i shtypur në botë. Libri u shit menjëherë, duke u përhapur në Angli dhe mendohet edhe në Suedi dhe Hungari.

22 Mars 1829 – Pas një takimi në Londër, 3 fuqitë mbrojtëse Britania, Franca dhe Rusia, përcaktojnë kufijtë e Greqisë që sapo kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane.

22 Mars 1916 – Perandori i fundit i Kinës, Yuan Shikai, abdikon nga froni, duke i hapur rrugë restaurimit të Republikës së Kinës.

22 Mars 1943 – Lufta e Dytë Botërore: E gjithë popullsia e fshatit Khatynit në Bjellorusi, digjet e gjallë nga forcat pushtuese naziste.

22 Mars 2016 – Tre shpërthime kamikaze i marrin jetën 32 njerëzve, dhe plagosin 316 të tjerëe në aeroportin e Bruselit dhe në stacionin e metrosë Maelbek.

22 Mars 2017 – Një sulm terrorist pranë godinës së parlamentit britanik në Londër, shkakton 4 të vdekur dhe të paktën 20 të plagosur.

 

Të fundit

Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi i biznesmenit

Sali Berisha zgjodhi 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, për të zbuluar disa nga premtimet e tij elektorale për ‘Shqipërinë...

Nga 10 prilli module të reja për burgjet/Italia merr shembull blloqet e Gjadrit të Lezhës

Burgjet italiane konfirmohen jo të sigurta, prandaj kërkohet zbrazja e tyre për të shmangur shumë vetëvrasje. Qeveria italiane mendon të krijojë module të parafabrikuara...

Liverpuli dhe Evertoni, historia e një “stadiumi siamez” që nuk u realizua kurrë

“Anfield Road” dhe “Goodison Park” janë dy stadiume legjendare të Liverpulit, të ndara me disa qindra metra. Të imagjinosh këto stadiume pranë njëri-tjetrit, të...

“Më kanë vjedhur programin”/ Çupi përgënjeshtron Berishën: Shpifje, SPAK duhet ta hetojë!

Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi komentoi programin ekonomik të PD të cilën e cilësoi si të vjedhur nga tjerë. Çupi u shpreh...

Trump edhe në një mandat të tretë? Çfarë thonë ligjet në SHBA

Donald Trump thotë se nuk po bën shaka rreth kërkesës së tij për të shërbyer një mandat të tretë si President i SHBA-së. Kushtetuta amerikane...

Lajme të tjera

Web TV