BE nis hetim ndaj Apple, Google dhe Meta për shkelje të rregullit për gjigantët dixhitalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj Apple, Alphabet dhe Meta për mosrespektim të ligjit të ri që rregullon gjigantët dixhitalë, Aktin e Tregut Dixhital.

Kjo është hera e parë që krahu ekzekutiv i Brukselit ka lëvizur zyrtarisht për të verifikuar nëse këto kompanitë përputhen me standardin.

Në veçanti, Komisioni do të duhet të vlerësojë nëse Apple dhe Google (në pronësi të Holding Alphabet) i lejojnë zhvilluesit t’i drejtojnë përdoruesit e tyre në dyqanet e tyre të aplikacioneve, të cilat janë alternativa ndaj atyre të gjigantëve amerikanë.

Ndërsa në Meta (që zotëron Facebook, Instagram dhe ëhatsapp) do të duhet të verifikojë nëse kompania në të vërtetë u lejon përdoruesve zgjedhje të mjaftueshme për përdorimin e të dhënave të tyre personale për qëllime reklamimi.

Prej muajsh, Brukseli ka hapur një dialog me gjigantët teknologjikë amerikanë. Ai kërkoi të konstatonte planet e tyre për të respektuar rregullat që hynë në fuqi në fillim të marsit.

DMA premton të jetë një armë mjaft e fuqishme për të nxitur teknologjinë e madhe të pranojë rregullat e reja të konkurrencës të vendosura nga unioni.

“Ne mund të shohim tashmë ndryshime në treg. Por ne nuk jemi të bindur që zgjidhjet e propozuara nga Alphabet, Apple dhe Meta janë në përputhje me detyrimet e tyre,” tha të hënën Komisioneri Dixhital Evropian Thierry Breton./    S.M

Të fundit

Tradita shqiptare e dollisë, tashmë pjesë e pasurisë kulturore kombëtare

Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit...

Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u...

Arrestohet vëllai i deputetit socialist, iu gjet municion luftarak në banesë

Policia e Elbasanit ka arrestuar Denis Hasallën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, pasi në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak....

“Në PD duhet analizë për 11 majin”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe...

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë. Analisti Arben Meçe në...

Lajme të tjera

Web TV