1.5 mld euro investime të huaja/ Kryesojnë blerja e apartamenteve dhe industria e …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritjen e udhëhoqi investimi në vlera rekord në sektorin e pasurive të paluajtshme. Banka e Shqipërisë raporton se erdhën 325 milion euro për blerje shtëpie nga të huajt, më shumë se në çdo sektor tjetër.

Ndërkohë vendin e dytë për investimet e huaja e mban industria nxjerrëse, me kërkimet për naftë që vazhdojnë në vendin tonë, ndjekur më pas nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Këto janë kryesisht para që bankat sjellin në vend për të plotësuar kërkesat e kapitalit rregullator nga Banka e Shqipërisë.

Pesëshen e parë e mbyllin sektori i energjisë elektrike dhe tregtia me shumicë dhe pakicë. Ndërkohë bujqësia, një nga sektorët më të rëndësishëm në vend theu “mallkimin” dhe njohu 1 milion euro investime të huaja gjatë këtij viti.

Sa i përket shteteve nga erdhën këto investimet, në pesëshen e parë qëndron Holanda, Italia, Turqia, Austria, Kosova dhe SHBA. Për herë të parë në 30 vite amerikanët arrijnë të jenë pjesë e pesëshes së parë.

Ndërkohë Turqia pati rritjen më të fortë në vlerë gjatë 2023-it me 121 milion euro më shumë të investuar në vend, ndërsa tkurrjen më të fortë e patën investimet nga Gjermania me 32 milion euro më pak./ O.S

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV