Si do të përballet industria e turizmit me zjarret?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarret shkatërruese në Europën Jugore, po shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike. Çfarë do të thotë kjo për vendasit dhe turizmin, nga i cili varet shumica prej tyre?

Mesdheu veçanërisht i prekur

Shkencëtarët janë të bindur, se ngjarjet ekstreme të motit, si valët e të nxehtit, do të ndodhin më shpesh në Europë në të ardhmen.

Rajoni rreth Detit Mesdhe, po ngrohet veçanërisht me shpejtësi, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.

Toka e tharë nën një diell përvëlues, ofron kushte ideale për përhapjen e zjarreve.

Në prill të vitit 2023, në Spanjë u regjistruan temperatura ekstreme dhe vala e të nxehtit të korrikut, pritej të ishte më e gjata në historinë e regjistrimeve për Greqinë.

Vetëm në korrik, mbi 50,000 hektarë tokë u dogjën në Greqi, që është pak më pak se gjysma e sipërfaqes së kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin.

Zjarret në Spanjë kishin arritur këto përmasa tashmë në fillim të prillit, sipas të dhënave nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Gjatë gjithë vitit të kaluar, një sipërfaqe prej rreth 800,000 hektarësh, afërsisht sa Mali i Zi, u shkatërrua brenda BE-së.

Kostot e vlerësuara ishin të paktën 2 miliardë euro, tha Janez Lenarcic, Komisioneri i BE-së për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, në janar 2023.

Aty ku ka zjarret PBB-ja bie

Zjarret e pakontrollueshme, jo vetëm kanë pasoja shkatërruese për natyrën, por edhe shkatërrojnë mjetet e jetesës dhe dëmtojnë ekonominë.

Sarah Meier, e cila hulumton ngjarjet ekstreme të motit dhe ndikimet ekonomike të zjarreve në Universitetin e Birminghamit, thotë se aty ku zjarret vazhdojnë për ditë, produkti i brendshëm bruto bie. Shifrat e punësimit për sektorin e turizmit, tregojnë se më pak njerëz janë të punësuar pas zjarreve”, tha ajo.

Në 27 vendet e BE-së, vendet e prekura nga zjarret mund të aplikojnë për ndihmë nga Brukseli. Në Greqi, për shembull, erdhën më shumë se 500 zjarrfikës nga vende të tjera dhe BE-ja dërgoi nëntë avionë shtesë zjarrfikës. E gjithë kjo mbulohet nga mekanizmi i BE-së për lehtësimin e fatkeqësive.

Burimi: Alkis Konstandinidis, Reuters

Zjarret dhe turizmi në jug të Europës

Industria e udhëtimeve është ndoshta po aq e rëndësishme për Greqinë, sa industria e automobilave për Gjermaninë. Rreth 20% e prodhimit ekonomik grek vjen nga turizmi. Në Spanjë dhe Itali është përkatësisht 12% dhe 9%.

Megjithatë, destinacionet e udhëtimit të Europës Jugore, mund të humbasin atraktivitetin në afat të gjatë për shkak të nxehtësisë dhe zjarreve, të cilat do të dëmtonin ekonominë, paralajmëroi agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s në një raport të fundit.

Lexo edhe :  “Temperatura 29 gradë”/ Meteorologu: Duke filluar nga dita e mërkurë...

Parashikimet e agjencisë, bazuar në modelet klimatike, sugjerojnë se rajonet bregdetare si destinacione turistike, do të bien ndjeshëm nën skenarë të ndryshëm të ngrohjes globale, ndërsa më shumë vende veriore mund të fitojnë atraktivitet.

Edhe pse modelet klimatike parashikojnë nxehtësi, thatësirë dhe zjarre, “turizmi në rajonin e Mesdheut nuk do të shembet brenda natës”, thotë Harald Zeiss, drejtor i Institutit për Kërkimet e Turizmit në Universitetin Harz të Gjermanisë.

Ai tha se pret, që sezonet e udhëtimit mund të ndryshojnë, pasi turistët mund të preferojnë të bëjnë pushime në rajonin e Mesdheut gjatë pranverës ose vjeshtës, dhe jo në verë.

“Zjarret dhe ekstremet e tjera perceptohen nga njerëzit, si ngjarje të izoluara rajonale dhe nuk janë një pengesë, pasi njerëzit priren të harrojnë”, thotë Petro Beritelli nga Qendra Kërkimore për Turizmin dhe Transportin në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.

Ai tha se destinacionet si Dubai dhe Las Vegas, tregojnë se nxehtësia ekstreme nuk i pengon njerëzit të udhëtojnë në vende të tilla.

Inovacione për shpëtimin e turizmit

Johann Goldammer është drejtor i Qendrës Globale të Monitorimit të Zjarrit (GFMC) në Freiburg, Gjermani dhe sugjeron më shumë risi, për të kontrolluar pyjet dhe zjarret në afat të gjatë.

“Për shkak të urbanizimit, shumë toka janë djerrë dhe kur ndryshimi i klimës, i shoqëruar me periudha të thata dhe valë të nxehtit, e përkeqëson këtë, zjarret janë praktikisht të pashmangshme”, tha ai.

Goldammer mendon, se turizmi duhet të bëhet “më i qëndrueshëm dhe pjesëmarrës”.

Turizmi masiv duhet të frenohet, në favor të koncepteve që u japin udhëtarëve, për shembull, mundësinë për të ndihmuar fermerët grekë në fermat e ullirit ose në vreshta, tha ai.

Pas zjarreve shkatërruese në ishullin grek Eubea në vitin 2021, Goldammer i paraqiti propozimet e tij qeverisë greke.

Ato përfshijnë një koncept afatgjatë të përdorimit të tokës dhe masa për parandalimin e zjarreve. Në vend që të fokusohet vetëm në rritjen e kapaciteteve të zjarrfikësve, parandalimi duhet të ketë përparësi, tha Goldammer.

Portugalia mori masa konkrete pas zjarreve të vitit 2017. Në përpjekje për t’i parandaluar ato, që të ndodhin, qeveria ndaloi rimbjelljen e pemëve eukalipt, për shembull, sepse ato ndizen shumë lehtë.

Të dhënat e fundit nga EFFIS, tregojnë se zjarret në Portugali janë më pak të rënda se në Spanjë, Itali dhe Greqi. / Deutsche Welle

Të fundit

Rikthehet në ekran Arbana Osmani, nis përgatitjet për një emision të ri, zbulohen detajet

Arbana Osmani diçka po gatuan në Prishtinë! Dhe jo, nuk e kemi fjalën vetëm për kuzhinën e “Bana-s” që...

Pse është kaq toksike dhe cinike politika jonë?!

Nga Ben Andoni Para të huajve duhet të jemi të bashkuar, sidomos jashtë vendit, brenda duhet të konkurrojmë dhe të kundërshtojmë me të gjitha forcat...

Shqiptarja që kandidon për eurodeputete rrëfen sfidat e emigrantëve në Greqi

Pati Vardhami është një politikane shqiptare në Greqi. Pjesë e partisë “Mera 25”, ajo garon për zgjedhjet në Paralamentin Europian. Në një intervistë për edicionin...

“Eglën e mbrojnë opinionistët”/ Juli akuza për produksionin: Merr urdhra nga studio

Spektakli televiziv "BBVA3" ka nisur me një debat mes Julit dhe Eglës mbrëmjen e sotme. Ajo që u diskutua ishte një akuzë e ngritur nga...

Me shumë të papritura dhe një eliminim të dyfishtë, ja çfarë pritet të ndodh sot në BBV

Kanë ngelur vetëm dy javë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP ”, dhe “lufta” për të qëndruar në shtëpi deri më 25...

Lajme të tjera

Web TV