Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Gjoba për ish-Presidentin Donald Trump, gjykata merr vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e apelit në Nju Jork vendosi të hënën të shtyjë ekzekutimin e vendimit të gjobës prej 454 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit Donald Trump, nëse ai arrin të depozitojë një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 ditëve.

Nëse garancia depozitohet, kjo do të pezullojë procesin e ekzekutimit të vendimit dhe do t’ia ndalojë shtetit të Nju Jorkut sekuestrimin e pasurive të kandidatit të pritshëm për president të Partisë Republikane, ndërsa vazhdon procesi i apelimit. Gjykata e apelit vendosi gjithashtu të rrëzojë masën e dhënë nga gjykatësi i shkallës së parë që ua ndalonte për shtatë vjet zotit Trump dhe djemve të tij, Eric Trump dhe Donald Trump Jr., drejtimin e bizneseve në Nju Jork.

Vendimi i gjykatës së apelit është një fitore e rëndësishme për ish-presidentin, ndërsa ai mbron perandorinë e tij të pasurive të patundshme, që e ndihmoi të hyjë në jetën publike amerikane.

Masa e gjykatës së apelit u dha pak përpara afatit kur prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, pritej të fillonte procesin e ekzekutimit të vendimit të gjobës.

Ish-presidenti Trump, i cili po ndiqte një tjetër seancë gjyqësore po në Nju Jork për një padi penale për pagesën e bërë për të fituar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë, deklaroi se do ta respektojë vendimin e gjykatës së shkallës së dytë dhe se do të paraqesë me shpejtësi garancinë e kërkuar prej 175 milionë dollarësh, brenda afatit të caktuar.

Ish-presidenti Trump kritikoi sërish vendimin e marrë nga gjykatësi Arthur Engoron për të cilin tha se e ka dëmtuar së tepërmi shtetin e Nju Jorkut, nga ku tashmë bizneset po largohen. Në komentet e tij, zoti Trump akuzoi qeverinë për përdorimin politik të Departamentit të Drejtësisë dhe i quajti qesharake të gjitha çështjet gjyqësore të hapura ndaj tij.

Zyra e prokurores James vuri në dukje megjithatë se vendimi vazhdon të jetë në fuqi, megjithëse është pezulluar përkohësisht ekzekutimi i tij.

Lexo edhe :  Noah Lyles: ‘Amerika ka mentalitetin e fituesit. Kjo është e mira dhe e keqja'

“Donald Trump ende përballet me llogaridhënien për mashtrimin e tij flagrant. Gjykata tashmë e ka dënuar atë për mashtrime të bëra ndër vite për të fryrë artificialisht vlerën e pronave të tij dhe për t’u pasuruar padrejtësisht ai vetë, familja e tij dhe organizata e tij”, thuhet në deklaratën e zyrës së prokurores.

Avokatët e zotit Trump kishin kërkuar që gjykata e apelit ta pezullonte gjobën, duke thënë se “ishte praktikisht e pamundur” të gjendej një kompani garantuese për një shumë kaq të madhe, e cila rritet më tej me çdo ditë që kalon, për shkak të interesave. Avokatët e zotit Trump kishin propozuar edhe më parë një garanci më të vogël, prej 100 milionë dollarësh, që u refuzua nga një gjykatës i apelit.

Në gjykatën e nivelit të dytë, ish presidenti po kërkon anulimin e vendimit të 16 shkurtit që e shpalli atë fajtor nën akuzat për mashtrime lidhur me pasuritë e tij, çka i krijoi atij mundësi të zgjeronte më tej perandorinë e pronave të patundshme, që e ndihmuan të fitonte famë dhe presidencën e Shteteve të Bashkuara.

Pasi dhënies së vendimit, ligji parashikon një periudhë pauze gjatë së cilës nuk mund të ekzekutohet vendimi deri në momentin e shqyrtimit në apel. Kjo periudhë pauze skadoi të hënën.

Prokurorja James i pati thënë kanalit televiziv ABC News muajin e kaluar se nëse ish presidenti Trump nuk do të paguante dot gjobën, atëherë ajo do të fillonte sekuestrimin e pasurive të tij.

Ish presidenti Trump shkruajti të premten në mediat sociale se ai disponon gati 500 milionë dollarë në llogaritë e tij, por se synon të përdorë pjesën më të madhe të tyre për fushatën për president. Ai ka akuzuar prokuroren James dhe gjykatësin e Nju Jorkut, Arthur Engoron, të dy të zgjedhur nga radhët e demokratëve, se kërkojnë “t’i marrin fondet që ato të mos përdoren për fushatën”./ VOA

Të fundit

Sot ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj takon artistët që do të këndojnë në koncert

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në takim artistët të cilët do të performojnë në koncertin festiv të ndezjes së...

Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?

Nga Frrok Çupi Shtetet e Bashkuara, përmes Ambasadës në Tiranë, urimin ‘për 80 vjetorin e Çlirimit’ e lëshoi në mëngjesin e 29 nëntorit. Nuk e...

A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi ishte në SPAK këtë të hënë në zbatim të masës detyrim paraqitje, që është të hënën e çdo muaji. E pyetur për...

A mund të shihet G-20 si aleancë globale kundër urisë?

A ka ende një emërues të përbashkët bashkësia ndërkombëtare? Lajmi i mirë është: po. Nisma e Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, e inicuar...

“Do iki nëse Trump fiton…”/ Komedianes i ndodh e ‘papritura’ pasi u largua nga SHBA

Pasi komediania Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj vendosën të largoheshin nga SHBA, shtëpia e re e aktores në Britaninë e Madhe u dëmtua...

Lajme të tjera

Web TV