Shakira thotë se pas ndarjes me Piqué, ndihet një grua e lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka 2 lloj Ujorësh: Shakira, e cila po i bërë dëm, ta mban te xhepi i sedrës për të gjithë jetën dhe Piqué, që ndahet pas 10 vjetësh dhe vazhdon jetën, pa thënë asgjë. Sot do flasim për Ujorin e parë dhe siç pritet, Shakira vijon të flasë për ish-futbollistin Gerard Piqué, duke u shprehur se tani ndihet një grua e lirë, në intervistën e “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

Sipas saj, ka hequr një barrë nga shpatullat dhe më në fund, ka publikuar këngë të reja dhe albumin e saj “Las Mujeres Ya No Lloran”, (“Gratë nuk qajnë”), i cili ka thyer rekorde, duke u dëgjuar shumë nga admiruesit e muzikës së saj.

Ajo i tha Fallon: “Ne (si gra) duhet të fshehim dhimbjen tonë para fëmijëve, para shoqërisë. Ne duhet të shërohemi sipas një mënyre të caktuar dhe unë nuk mendoj se dikush duhet të na thotë se si të shërohemi. Askush nuk duhet të thotë që ajo, si ujkonjë duhet të dijë si t’i lëpijë plagët e saj, apo jo? Unë mendoj se tani gratë e vendosin vetë se kur të qajnë, si të qajnë dhe deri kur ta bëjnë këtë. Askush nuk mund të na thotë se si duhet të përballemi me vështirësitë e jetës”.

Sa i përket arsyes se pse Shakira nuk ka publikuar më parë projekte muzikore, ajo tha se ka një faktor: Burri! (referuar ish-it). “Nuk pata kohë për shkak të faktorit “burrë”. Tani, jam pa burrë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj”, duke shtuar: “Secila prej këtyre këngëve, në të vërtetë, ishte si katarsis për mua dhe sa herë shkruaja diçka, ndihesha gjithnjë e më mirë”.

Lexo edhe :  “Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Shakira dhe Piqué u ndanë në vitin 2022 dhe ndarja e tyre s’ishte aspak miqësore, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me të dashurën aktuale, Clara Chia Marti./E.Ç

Të fundit

“7 ditë katastrofë mjedisore në Elbasan”/ Ministri-gazetarëve: Kujdes me terminologjinë

Është shuar pas 7 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, ndërsa këtë të...

Uji, biznesi më i madh në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Vera ka shtrënguar fort. Termometri ngjitet çdo ditë mbi 35 gradë. Dhe në këtë vapë përvëluese, etja nuk shuhet as me birra,...

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj...

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e...

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin...

Lajme të tjera

Web TV