Çfarë është sindroma e “gocës me fat” në TikTok dhe pse po kritikohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A është fati diçka me të cilën kemi lindur apo diçka që mund të fitohet përmes jetës dhe të menduarit pozitiv? Sipas disa videove që po qarkullojnë në platformën TikTok, ju thjesht duhet të besoni se jeni me fat, të qëndroni në këtë besim dhe pjesa tjetër vjen me kalimin e kohës. Ndryshe, kjo quhet “sindroma e vajzës me fat” që ne thelb duket si një qasje e filozofisë së librit “Sekreti”, i kthyer më pas në një film që flet për ligjin e tërheqjes. Pra, mendimi ndikon në rrethanat e jetës së dikujt, ose thjesht “ju bëheni ajo që mendoni”.

Duke huazuar këtë filozofi edhe në jetë, “sindroma e vajzës me fat” tregon se mjafton të mendosh se sa me fat je, të besosh në këtë gjë dhe fati i mirë do t’ju ndjekë.

Nuk është për t’u habitur fakti që këto video po kritikohen shumë, sidomos për prirjen që sugjerojnë duke përdorur fuqinë e të menduarit pozitiv për të ndryshuar jetën dhe rrethanat. Po, pabarazitë apo privilegjet që disa njerëz i kanë me bollëk në jetë, si veprohet në këto raste? Duket e kotë që t’i sugjeroni të tilla mendime pozitive dikujt që është në një “humnerë” në jetë për shkak të problemeve dhe situatave që po kalon. Kritikë të tjerë thonë se kjo sindromë promovon pozitivitetin toksik, duke mos lënë shumë hapësirë për mendime apo ndjenja negative.

Njerëzit duhet të mendojnë se pavarësisht trendeve dominuese, sa më shumë i vini gjërat në lëvizje, aq më shumë ka të ngjarë që ato të ndodhin në jetë e të keni më shumë fat. Pra, në vend që thjesht të mendoni se jeni me fat dhe t’ia kujtoni shpesh vetes këtë gjë, ju duhet të ndërmerrni hapa të prekshëm drejt ndikimit në këtë gjë, duke takuar njerëz të rinj, duke provuar diçka të re etj./O.S

Të fundit

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Trump bashkëpunon me Putin? Gjermania dyshon te presidenti amerikan

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari...

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë...

Lajme të tjera

Web TV