EMRAT/ Kush janë këshilltarët e opozitës që votuan pro Blerina Balës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar në krye të saj.

Me shumicë të votave të Këshillit Bashkiak të Himarës, u caktua nënkryetarja Blerina Bala të ushtrojë detyrat e kryebashkiakes së Himarës deri në zgjidhjen e problematikës që ka mbërthyer postin e kryetarit të kësaj bashkie, pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur më 14 maj Fredi Belerit dhe arrestimit 10 muaj më pas të kryetarit që ishte në detyrë, Jorgo Goros.

Nga totali prej 15 votash pro Balës, 9 janë nga anëtarët e PS në këshill ndërsa 7 të tjera nga partitë e opozitës. Pas zgjedhjes, kryetarja e komanduar nuk ka preferuar te prononcohet për mediat, por ka preferuar të shpërndajë në mënyrë elektronike mesazhin e saj, ku tha se fokusi i punës do të jenë problematikat e qytetarëve.

Anëtarët, jo të PS, që votuan për komandimin e Blerina Balës në krye të Bashkisë së Himarës:

Qirjako Mërkuri nga LZHK,

Maks Vlashi nga Mega,

Fuat Mati nga Rithemelimi

Aleks Llazari nga PD,

Timoleo  Gërdhuqi LSI

Milto Nika PSD.

/O.S

Të fundit

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.4 lekë. Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Jugosllavia përjashtohet nga Kominterni: Përplasja Tito–Stalin trondit botën komuniste

28 qershor 1948 Më 28 qershor 1948, në kulmin e tensioneve të hershme të Luftës së Ftohtë, Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, nën udhëheqjen e...

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan Coskun shkroi për qëndrimin e...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Lajme të tjera

Web TV