Vëllai i Jul Dedës për Romeon: S’ka më shumë se 7 fjalë në fjalor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëllai i Jul Dedës, Mario Deda, ishte i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’. Gjatë intervistës shprehu mendimin e tij për lojën e Romeo Veshajt, duke e konsideruar të ekzagjeruar dhe të paedukatë.

“Romeo është në një moshë tërheqëse për publikun. Ka talent për të aktruar dhe për të krijuar muzikë, për të shkruar tekste, eksperimenton me veten. Është në moshën e artë për të krijuar materiale që janë në modë. Edhe pse nuk e kupton ndoshta se është e ekzagjeruar, ai vazhdon të ngulë këmbë tek e vetja. Merr iniciativa dhe të dalë kur të dalë. Është mungesë edukate dhe mjet për të penguar kundërshtarët, mënyra se si debaton, nuk lë radhë. Kakofonia është edhe mungesë edukate edhe krijon paqartësi për personin përballë”, tha ai.

I pyetur për tre defektet e Romeos ai u përgjigj:

Mungesë edukate. Nuk lë radhë. Nuk ka fjalor. Edhe kur ka një argument, e shpreh me 7 fjalë. Thotë vetëm ‘Kush? Kush?, ‘Je i zi!’. Duhen tre orë e gjysmë për ta nënkuptuar ç’ka dashur të thotë. Përdor zhargon nëpër argumente./E.Ç

Të fundit

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri. “Për sa i përket flukseve...

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri...

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe...

Lajme të tjera

Web TV